Mirëpritje triumfale për Leo Messi, pas kthimit të tij në qendrën stërvitore të PSG si kampion bote me Argjentinën. Shokët e skuadrës dhe anëtarët e stafit teknik i dhanë atij një parakalim nderi para hyrjes në fushë. Drejtori sportiv Luis Campos e shpërbleu mes duartrokitjeve edhe me një trofe me yll. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga vendlindja e tij Rosario, bashkë me familjen, të hënën në mbrëmje dhe zbarkoi dje në aeroportin Le Bourget.

Pas festimeve madhështore pas titullit botëror të fituar në Katar, Messi përfitoi disa ditë pushimi me familjen e tij. Tani ishte koha të ribashkohej me shokët e tij të PSG. E aty e kanë pritur me një parakalim nderi. Francezi Mbappé, kundërshtari i tij në finale, si dhe marokeni Hakimi, ishin kthyer tashmë më 21 dhjetor. Ata gjithësesi nuk morën pjesë në këtë parakalim nderi, sepse tani po shijojnë disa ditë pushimi në SHBA.
Lexo më tej: Video/ Shembet PSG pa Neymar e Messi: Lens triumfon 3-1 dhe afrohet në -4
Nuk ka gjasa që Messi të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së premtes në mbrëmje në Kupën e Francës kundër Valenciennes. Rikthimi i tij në fushë duhet të bëhet të mërkurën më 11 janar, në ndeshjen e Ligue 1 në shtëpi kundër Angers.