Flash

“Është si të flasësh me mikrovalën time”: Klopp kundër arbitrit pas humbjes me Brentford

Lapsi.al 4 January 2023
“Është si të flasësh me mikrovalën time”:

Si brenda ashtu dhe jashtë fushës, Jurgen Klopp nuk është kurrë banal. Pas ndeshjes kundër Brentford, që përfundoi me fitoren 3-1 të londinezëve, trajneri i Liverpool shpërtheu kundër arbitrave. Tekniku gjerman u shpreh hapur para gazetarëve, i hidhëruar nga një disfatë që shoi përfundimisht ëndrrat për të fituar titullin. "Të përpiqesh të dialogosh me ta është e pamundur. Është si të flasësh me mikrovalën time”, komentoi ai. Reds janë tani -15 nga kryesuesit e Arsenal dhe -4 nga zona e Champions. Klopp përdori tone të forta, ndonëse me ironi, ndaj arbitrit të ndeshjes Stuart Atëell.

Jurgen Klopp nuk e ka kapërcyer arbitrimin e ndeshjes në stadiumin Gtech Community. Gjermani e cilësoi tepër lejues ndaj lojtarëve të Brentford: “Ata na thonë gjithmonë të jemi të kujdesshëm në goditje standarde, për të shmangur konfuzionin dhe kontaktet e kota. Në vend të kësaj, arbitri i lejoi të gjitha këto. I la lojtarët e Brentfordit të thyenin rregullat. Ata dinë të jenë të rrezikshëm në goditjet standarde, mbajnë kundërshtarët e tyre, bëjnë ndërhyrje në kufi me rregulloren”.

https://youtu.be/zHnvgWoHBAg

KLOPP: “ARBITRI? SI TË FLAS ME MIKROVALËN”

Trajneri gjerman nga ana e tij nuk është i ri në pozicione të këtij lloji. I famshëm, pas ndeshjes kundër Tottenham sezonin e kaluar, shpërthimi ndaj arbitrit Paul Tierney. Atëherë Klopp u nervozua për një penallti të padhënë ndaj Liverpool: “Ke gabuar, nuk ke luajtur kurrë futboll”.

Përsa i përket ndeshjes së të hënës, Klopp ankohet veçanërisht për një mënyrë pune ndryshe nga indikacionet e sjelljes që i referohen klubit: “Na thonë të luajmë pastër dhe pretendojnë të kenë gjithçka nën kontroll. Por nuk është kështu”. Ish-tekniku i Borussia ndërhyri më pas për golin e tretë të Brentford: “Kishte një faull të qartë ndaj Konatè, por arbitri nuk fishkëlleu. Është e kotë të kërkosh shpjegime. Të përpiqesh të dialogosh me ta është e pamundur. Është si të flasësh me mikrovalën time”, komentoi trajneri i të kuqve me ironi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI