NJË LAPSUS “I VOGËL”
Duke folur për “futbollin e ri” në të cilin do të garojë, në krahasimin me atë europian, Ronaldo bëri një gafë aq të madhe sa që nuk mund të kalonte pa u vënë re: “Futbolli është ndryshe, mënyra se si evoluon futbolli është ndryshe”, shpjegoi ai i bindur. Pastaj gafa: “Ardhja këtu në Afrikën e Jugut nuk përfaqëson fundin e karrierës sime për mua. Doja të ndryshoja dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që bëra. Njerëzit kanë treguar se më duan dhe pritja ka qenë spektakolare”. Një shpërqendrim i vogël, ai i ngatërrimit të Arabisë Saudite me Afrikën e Jugut, por gjeografikisht e madhe. E që padyshim nuk u shpëtoi syve gjithnjë vigjilentë të internetit, duke u bërë shpejt virale. Një rrëshqitje e gjuhës që megjithatë nuk e prishi atë që ishte një nga momentet më ikonike në botën arabe.Cristiano Ronaldo accidentally said he was playing in South Africa ?pic.twitter.com/2wjlh5giQ5
— SPORTbible (@sportbible) January 3, 2023