PELE DHE RIVALITETI PUMA-ADIDAS
Ishte viti 1970 dhe në atë kohë rivaliteti mes dy markave sportive gjermane, Adidas dhe Puma ishte më e fortë se kurrë. Sherri mes Adolf dhe Rudolf Dassler, që në vitin 1924 kishte krijuar një kompani që prodhonte këpucë futbolli, rezultoi në një ndarje të pandreqshme në vitet 1940. Adolf krijoi Adidas dhe vëllai i tij, Rudolf, Puma. Në dritën e një rivaliteti gjithnjë e më të ndezur ndër vite dhe shpërthimit të njëkohshëm të mitit të Pele, klima e tensionit mes dy vëllezërve u bë gjithnjë e më e qartë. Të gjithë donin të siguronin figurën e Pele, në atë kohë një përfitim i vërtetë në aspektin komercial.PELE U SHTIR SIKUR PO LIDHTE KËPUCËT
Megjithatë, një ankand deri në frymën e fundit mund të ishte i dëmshëm për dy vëllezërit. Kështu, ata nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës asnjëri prej tyre nuk do të kishte marrëdhënie komerciale me Pele. Një marrëveshje, e parespektuar nga Rudolf, i cili kontaktoi brazilianin, duke i ofruar atij 120 mijë dollarë (rreth një milion euro sot) për të veshur këpucët Puma, gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës kundër Perusë. Për më tepër, për të zyrtarizuar marrëveshjen, Pele duhej të bënte sikur i lidhte këpucët para fillimit të ndeshjes. E kështu bëri. Para se të luante topin hapës të ndeshjes, ai u ndal në mesfushë duke pretenduar se po lidhte këpucët. Me pagesën bujare të Puma, kameramani e filmoi në mënyrë perfekte episodin, duke u fokusuar tek gjesti i kampionit brazilian. Një gjest që u përkthye në një përparim të madh komercial për sa i përket shitjeve të Puma, asnjëherë kaq të larta më parë. Një episod që vërtetoi edhe një herë madhështinë e figurës së Peles, një legjendë e paimitueshme brenda dhe jashtë fushës.8) As Pele approached midfield to tie his shoes, cameras zoomed in, and millions of people realized all at once:
Pelé was a Puma athlete. The funniest part? To ensure they got a close-up, Puma even paid the cameraman. pic.twitter.com/W2Z5oOVdO8 — Joe Pompliano (@JoePompliano) December 30, 2022