Flash

Napoli “i lumtur” që pësoi humbjen e parë: sa herë të kaltrit humbasin pas pushimit, fitojnë titullin

Lapsi.al 5 January 2023
Napoli “i lumtur” që pësoi humbjen e parë: sa

Humbja e parë në kampionat këtë sezon po shfaq disa detaje të pashmangshme. Napoli i Spalletti ekspozoi për herë të parë disa dobësi, veçanërisht në nivelin atletik dhe atë të produktivitetit ofensiv. Të kaltrit lejuan Inter të rihapte një kampionat që në nëntor dukej se kishte marrë një drejtim shumë specifik. Dshtimi në San Siro, megjithatë, mund të interpretohet edhe në një mënyrë pozitive. Për këtë duhet parë pikëpamja statistikore dhe, për të thënë të vërtetën, edhe ajo e supersticiozitetit.

Në të dy vitet që ka fituar kampionatin, në fakt, Napoli ka humbur ndeshjen e parë pas pushimit të Krishtlindjes. Ndodhi në 1986/87, kur ekipi i Ottavio Bianchi u shfaq në Firence si kryesues dhe i pamposhtur. Praktikisht e njëjta situatë siç ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Milano. Atëherë ata pësuan një 3-1 të rëndë pikërisht në 4 janar. Diaz dhe Antognoni shënuan në pjesën e parë, më pas goli iluzionar i Maradonës në fillimin e pjesës së dytë. Shpresat e napoletanëve përfunduan kur Monelli mbylli ndeshjen një minutë nga e 90’ me një goditje të pabesueshme nga mesfusha.

Lexo më tej: Video/ Inter rihap kampionatin: Dzeko i shkakton Napolit humbjen e parë dhe i bën nder tre skuadrave

Rrethana u përsërit në sezonin 1989/90, por në atë rast u luajt më 30 dhjetor. Të besuarit e Bigoni, ashtu si tre vjet më parë, ishin të pamposhtur në kampionat. Ata pësuan një 3-0 të sikletshme në Romë nga Lazio. Maradona dhe shokët e tij u mundën nga goli i Pini dhe dygolëshi i Amarildo.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI