Flash

Video/ Shikoni ndërhyrjen e dhunshme ndaj van de Beek: holandezi del nga fusha në lot

Lapsi.al 5 January 2023
Video/ Shikoni ndërhyrjen e dhunshme ndaj van de Beek: holandezi del nga
Me fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouth, Manchester United ka fiksuar fitoren e tretë radhazi në Premier League. Një ecuri pas Botërorit të Katarit, që e ka ngjitur në vendin e katërt në renditje, që vlen Ligën e Kampionëve. Lajmi i keq për Ten Hag është dëmtimi i Donny van de Beek. Holandezi ishte i detyruar të largohej nga fusha për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë të pësuar në fund të pjesës së parë. Falë golave të Casemiro, Shaw dhe Rashford, Manchester United likuidoi Bournemouth në Old Trafford. Tani Djajtë e Kuq janë vetëm një pikë pas kushërinjve të vendit të dytë, City. Megjithatë, kur rezultati ishte 1-0, ndodhi një episod që prishi pjesërisht mbrëmjen e bukur të United. Van de Beek dhe mbrojtësi i miqve Senesi u përplasën, me argjentinasin që me një sparkatë të fortë e përplasi holandezin përtokë. Ndërhyrja e Senesi nuk u duk e keqe. Por falë edhe terrenit të rrëshqitshëm të Old Trafford, mbrojtësi i Bournemouth nuk arriti të ndalonte. Argjentinasi e ngriti në ajër Van de Beek që bërtiti nga dhimbja. Duke parë imazhet, mund të dallohet se si këmba e tij bën një kthesë të panatyrshme, që nuk premton për mirë. Van de Beek arriti të ngrihej, por u detyrua të kërkonte zëvendësimin dhe të largohej nga fusha. Një dalje në lot që e bën lojtarin të frikësohet për një ndalesë të gjatë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI