Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ E pabesueshme në Turqi: trajneri i Antalyaspor mbron arbitrin nga vetë lojtarët e tij

Lapsi.al 5 January 2023
Video/ E pabesueshme në Turqi: trajneri i Antalyaspor mbron arbitrin nga
E pabesueshme ajo që ndodhi në Turqi në ndeshjen e Süper Lig mes Antalyaspor dhe Fenerbahçe. Trajneri Nuri Şahin e gjeti veten përballë lojtarëve të tij, për të mbrojtur arbitrin. Skuadra nga Antalia u përball në shtëpi me klubin e Stambollit në javën e 17 të kampionatit. Vendasit shpresonin të merrnin të paktën një pikë për tu larguar nga zona e rënies, por humbën 1-2. Rezultatin, natyrisht, nuk i pëlqeu Antalyaspor dhe lojtarët në fund të ndeshjes fajësuan arbitrin Kadir Saglam. Vendasve, në veçanti, iu anulua goli i barazimit për shkak të një pozicioni të dyshimtë jashtë loje. Ai gol do ta kishte ngjitur klubin një pikë mbi zonën e rënies. Pas ndeshjes, lojtarët e Antalyaspor u tërbuan dhe u përballën me inat me arbitrin Saglam. Çuditërisht, trajneri Şahin ndërhyri dhe u bë mburojë njerëzore për arbitrin përballë lojtarëve të tij. 34-vjeçari, dikur mesfushor i Borussia Dortmund, Liverpool dhe Real Madrid, ka tentuar të qetësojë gjakrat. Ish-mesfushori zgjati krahët për të mbrojtur Saglam dhe bëri i largoi të tijtë. Kjo nuk e ndaloi arbitrin të përjashtonte një anëtar të stafit të klubit. Şahin mbrojti arbitrin në fushë, por pas ndeshjes u ankua për punën e tij: “Ky gjyqtar nuk është i ri në episode të tilla. E kemi përsëritur vazhdimisht se nuk duam arbitra fillestarë”.

ANTALYASPOR KËRKON REGJISTRIMET E VAR

Antalyaspor i kërkoi Federatës regjistrimet e dialogut mes VAR dhe arbitrit për çështjen e pozicionit jashtë loje: “Ne e njihnim tashmë Kadir Saglam. Kujtojmë: në ndeshjen e Kasımpaşa, në javën e 5 të këtij sezoni, arbitri Kadir Saglam ishte ai që nuk i dha karton të kuq Larsson, por shpiku një penallti. Thamë se nuk duam gjyqtarë fillestarë. Pyesim veten nëse ka regjistrime të dialogut mes VAR dhe arbitrit për pozicionin jashtë loje. Kërkojmë sqarim, besojmë se duhet për të kuptuar transparencën e TFF. Kërkojmë drejtësi jo vetëm për komunitetin tonë, por për të gjitha klubet nga Anadolli”.

NDËRHYN EDHE GALATASARAY

Galatasaray, rivali kryesor i Fenerbahçe, i bëri jehonë kërkesave të Antalyaspor dhe kërkoi që të publikohen regjistrimet e VAR. Klubi i Stambollit shkroi në Tëitter: “Ata që nuk vuajnë për drejtësi e kanë marrë privilegjin e tyre, Fenerbahçe. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjithë. Të publikohen regjistrimet VAR të ndeshjes Antalyaspor – Fenerbahçe”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI