Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Mbappé me pushime me Achraf Hakimi, zbulohet një flirt i ri i francezit: është i përfshirë edhe Van Der Wiel

Lapsi.al 5 January 2023
Mbappé me pushime me Achraf Hakimi, zbulohet një flirt i ri i

Kylian Mbappé po shijon disa pushime të merituara pas Botërorit. Sulmuesi francez është në shoqërinë e shokut të skuadrës e mikut të tij Achraf Hakimi, në tentativë për të harruar zhgënjimin e madh për finalen e humbur ndaj Argjentinës. Dy lojtarët kanë zgjedhur Nju Jorkun për t'u çlodhur dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Por në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe jeta e dashurisë së sulmuesit të PSG. Mbappé, sipas asaj që bëhet e ditur, i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen transgjinore Inés Rau. Tani vëmendja e Mbappe është te një tjetër modele. Bëhet fjalë për Stephanie Rose Bertram, ish-partnerja e holandezit Gregory van der Wiel, me të cilin ajo ka dy vajza. Pak vite më parë modelja dhe lojtari kanë ndarë rrugët e tyre. Stephanie po ndjek një karrierë të suksesshme në modë, të nisur kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.

Lexo më tej: FOTO/ PSG i dhuron parakalim nderi Lionel Messit për triumfin botëror: munguan Mbappe e Hakimi

Sipas blogerit francez Juice Channel, Stephanie kohët e fundit ka frekuentuar të njëjtat lokale të Mbappé, gjë që konfirmon se të dy janë bashkë. Po sipas tij, ata janë gati të zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë. Burime të tjera thonë se çifti preferonte të mbajnë një profil të ulët, pasi gjithçka është ende në përgatitje. Flaka e re e supozuar e Mbappe është aktualisht në Europë, ndërsa lojtari po udhëton me Achraf Hakimi në SHBA.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI