Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Sylvinho, më 'shqiptar' se De Biasi: në nëntë precedentët, braziliani është i vetmi në 20 vjet që do të jetë rezident këtu

Lapsi.al 7 January 2023
Sylvinho, më 'shqiptar' se De Biasi: në nëntë

Nga aventura e shkurtër e Sulejman Demollarit në krye të kombëtares së Shqipërisë, në 2002, te kuqezinjtë nisi epoka e trajnerëve të huaj. Ndonjëherë e suksesshme e ndonjëherë jo, si Giuseppe Dossena. Italiani ishte i pari në "eksportin" e trajnerëve të huaj nga FSHF, për të mbërritur te braziliani Sylvinho. Nesër tekniku do të prezantohet para medias si trajneri i ri i kombëtares. Por si për të fituar pikët e para, Sylvinho ka qartësuar se do të jetë rezident në Shqipëri.

Dossena mbetet, gjithësesi, rasti më i dështuar i një tekniku të huaj në drejtimin e kuqezinjve. Ish-doriani u 'arratis' pas vetëm dy ndeshjesh me një nënvleftësim të hapur për ekipin që la. Skuadra që ai la kaloi në duart e Hans-Peter Briegel. Gjermani, në një periudhë 4 vjeçare (2002–2006), mori jo pak kënaqësi. Duke filluar me fitoren në debutim, 3-1 me Rusinë në Loro Borici, apo ajo kundër kampionëve të Europës, Greqisë. Atëherë, në daljen e tyre të parë si fitues në Portugali, skuadra e Rehagel u dorëzua 1-2.

Pas gjermanit, që fitoi zemrat e shqiptarëve, mbërriti një professor si Otto Barić. Kroati qendroi vetëm një sezon (2006–2007) e u largua pas disfatës së turpshme me Rumaninë. Gjithësesi, tregoi karakter, kur pas problemit në zemër u paraqit menjëherë në Sofie për ti bllokuar bullgarët në një barazim me peshë. Arie Haan në sezonin 2008–2009, iku pa lënë gjurmë, duke i lënë vendin një tjetër kroati si Josip Kuže. Ai udhëhoqi kuqezinjtë nga 2009 në 2011, deri kur një iktus e detyroi ti linte pankinën trajnerit më jetëgjatë në historinë e të huajve që kanë drejtuar kombëtaren.

DASHURI 'ITALIANE'

Gianni De Biasi nga 2011 në 2017 është i paharrueshëm për kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në finalet e një turneu madhor. Italiani i çoi kuqezinjtë në Euro 2016. Pastaj dashuria e lindur me italianët është edhe meritë e 'shqiptarit' De Biasi. FSHF vazhdoi me teknikët e përtej Adriatikut: Christian Panucci në 2017–2019 dhe Edoardo Reja në tre vjecarin që pasoi. Por pasaporta shqiptare e Giannit, nuk e bëri që të ndryshonte konceptin që të gjithë të huajt e tjerë e kishin ruajtur me rigorozitet. Prezencën part-time në Shqipëri. Kjo deri kur mbërriti Sylvinho. Braziliani, ashtu si dhe stafi i tij me Doriva e Zabaleta, do të jenë banues këtu, në 18 muajt e kontratës së tyre me kuqezinjtë. Një ide për të qenë më pranë realitetit shqiptar, për të njohur më mirë shqiptarët. E për të qenë më shqiptar se të gjithë të tjerët, pavarësisht pasaportës që e kanë ndryshe…

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI