Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Kampioni i surf-it fundoset nga dallga gjigante: braziliani Marcio Freire mbytet në det në Nazaré

Lapsi.al 7 January 2023
Kampioni i surf-it fundoset nga dallga gjigante: braziliani Marcio Freire mbytet

Një lajm i pikëllueshëm ka ardhur nga Nazaré e Portugalisë, vendi më i famshëm në botë për dallgët e mëdha. Braziliani Marcio Freire, 47 vjeç, ka humbur jetën në det, i fundosur nga një dallgë. Shpëtimi ishte i padobishëm: zemra e tij tashmë ishte ndalur. Ekipet e shpëtimit konstatuan se viktima ishte në arrest kardio-respirator, duke nisur menjëherë manovrat reanimuese në rërë. Pas disa tentativave nuk u arrit të shpëtohej situata”, rrëfen Autoriteti Portual.

Freire ishte një pionier i big wave surfing. Ai ka frymëzuar brezat e rinj të surfistëve të dallgëve gjigante. Ai ishte një nga tre surfist-ët brazilianë që u bënë të famshëm si "Mad Dogs" pasi pushtuan valën legjendare të Jaës, në Hawaii, ku jetonte që nga viti 1998. Në vitin 2020 u kthye të jetonte në Brazil dhe Freire përshkruhet si një sërfist që nuk i pëlqente qendra e vëmendjes.

Marcio Freire është vdekja e parë e lidhur me surfing në ujërat e Nazarè, një vend i "zbuluar" nga Garrett McNamara në 2010. E tani vendi më i famshëm në botë për surfing me dallgë të mëdha. Pikërisht në Nazaré, në tetor 2020, gjermani Sebastian Steudtner vendosi rekordin botëror. Atë për dallgën më të madhe mbi të cilën ishte bërë surf ndonjëherë.

Lexo më tej: Dolën për sërf në bregun e Semanit, 2 vëllezër mbeten në mes të detit

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI