Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

"Super League do të jetë realitet në 2025”: Laporta tregon kur do të bashkohen me projektin klubet angleze

Lapsi.al 7 January 2023
"Super League do të jetë realitet në 2025”: Laporta

Super League kthehet në vëmendje dhe ai që e ka bërë këtë është presidenti i Barcelonës Joan Laporta. Numri 1 i katalanasve ka folur në Cadena Ser gjatë 'Què t'hi jugues!'. Laporta trajtoi çështjen delikate të kompeticionit për të cilin kanë insistuar shumë klube, deri më sot pa sukses. E megjithatë, për Super League vazhdon të insistojnë mbi të gjitha Real Madrid, Juventus dhe vetë blaugranat.

"Në pranverë do të ketë një vendim në lidhje me Super League, që për klubet do të thotë të njëjtën gjë si ligji Bosman për lojtarët. Unë nuk do të pranoja të marr pjesë në këtë projekt nëse do të ishte një turne i mbyllur. Real Madrid, Juventus dhe klubet e tjerë kanë aderuar në kompeticion. E vetmja gjë që duam të ndryshojmë është modeli i menaxhimit”, shpjegoi Laporta. “Duhet t'u përkasë klubeve, por le të jetë UEFA në tryezën e negociatave si një komponent tjetër”.

Lexo më tej: Perez përmendi Super League, Ceferin replikon: “Një problem që nuk ekziston më, nga 2024 Champions më interesante”

"[...] Superliga mund të bëhet realitet në vitin 2025. Nëse jo, ne do të vendosim se si të vazhdojmë. Ne do të bëjmë një kompeticion evropian që do të konkurrojë me Premier League. Duam që klubet angleze të bashkohen me kompeticionin, por nuk mendoj se ata do ta bëjnë këtë në fazën e parë. Jam një mbështetës i kampionateve vendase, por, sipas mendimit tim personal, do të ketë një bashkim mes Premier League dhe Super League në fazën e dytë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI