Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ Villareal fundos Real Madrid: tani Blancos rrezikojnë parakalimin e Barcelonës

Lapsi.al 7 January 2023
Video/ Villareal fundos Real Madrid: tani Blancos rrezikojnë parakalimin e

Villareal mposht 2-1 një Real Madrid të ngathët, që humbi ndeshjen e parë të La Liga për vitin 2023 në Estadio de la Ceramica. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Jeremy Pino shënoi 1-0 në minutën e 47. Karim Benzema u kundërpërgjigj me penallti, por më pas Gerard Moreno nuk gaboi nga pika e bardhë. Humbja e dytë në kampionat për merengues, që mbeten në kuotën 38 pikë dhe tani shpresojnë që edhe Barcelona të gabojë, nesër në orën 21 kundër Atletico Madrid.

Fillimi i vitit 2023 për t'u harruar për Real Madrid, që humbi ndeshjen ndaj Villarreal 2-1, e vlefshme për javën e 16 të La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelotti e nisën keq ndaj vendasve, të cilët patën menjëherë një rast në minutën e 5. Goditja me thembër e Francis Coquelin goditi shtyllën. Reagimi i Blancos ishte i shpejtë, por Vinicius Jr shpenzoi një asist fantastik nga Luka Modric. Ndeshja nuk u zhbllokua dhe kampionët e Spanjës dhe Europës vuajtën nga intensiteti i kundërshtarëve të tyre. Villareal pati edhe një tjetër rast në minutën e 29-të me Alex Baena, që goditi jashtë.

VENDOSET GJITHÇKA NË PJESËN E DYTË

1-0 erdhi në fillim të pjesës së dytë. Një gabim banal në vendosje nga Mendy shkaktoi kundërsulmin e vendasve, që çoi në golin e Jeremy Pino. Në minutën e 48 Karim Benzema provoi të barazojë rezultatin, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Megjithatë, pas pak minutash, arbitri Soto Grado u thirr nga VAR për një prekje me dorë nga Foyth, që vlen penalltinë për Real Madrid. Nga pika e bardhë francezi barazoi 1-1, por gëzimi nuk zgjat shumë. Në fakt, arbitri akordoi një tjetër penallti, këtë herë për Villarreal. Gerard Moreno – i cili nuk kishte shënuar në La Liga që nga shtatori – bëri 2-1. Sulmet e fundit të miqve më pas ishin të kota, duke shfaqur edhe një rënie fizike gjatë gjithë 90 minutave.

Humbje e keqe për Real Madrid – e dyta në La Liga – e cila mbetet e mbërthyer në 38 pikë. Tani rrezikon të kalohet nga Barcelona, e cila nesër mbrëma do të luajë kundër Atletico Madrid. Fitorja e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet për të besuarit e Quique Setién. Villarreal ngjitet tani në 27 pikë duke iu afruar zonës evropiane.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI