Flash

"Lëviz, ky është vendi im": Anelka rrëfen makthin te Real Madrid ky pyeti veten “po unë çfarë dua këtu?”

Lapsi.al 7 January 2023
"Lëviz, ky është vendi im": Anelka rrëfen makthin

Të luash për Real Madrid është ëndrra pak a shumë e fshehur e pothuajse çdo futbollisti. Të mbash veshur fanellën e lavdishme të Merengues do të ishte krenari për këdo që ushtron këtë sport. E megjithatë, ka nga ata që kanë përjetuar periudhën më të keqe të karrierës së tyre konkurruese në kryeqytetin spanjoll. Nicolas Anelka e kujton atë sezon mirë, shumë mirë madje. Në filmin dokumentar për karrierën e tij, të publikuar në Netflix, sulmuesi francez ka rikthyer në vëmendje edhe atë vit të keq. Një sezon i karakterizuar nga momente shumë të vështira për të, kur ishte vetëm njëzet vjeç.

Të arrish në moshën njëzet vjeç në një ekip si Real Madrid nuk duhet të jetë aspak e lehtë. E Nicolas Anelka e përjetoi këtë ndjesi në lëkurën e tij. Francezi u ndje menjëherë i papranuar nga skuadra, që në ditën e parë që kaloi pragun e dhomës së zhveshjes: “Pas prezantimit shkova në dhomën e zhveshjes dhe u ula, mbërrita i pari. Pastaj erdhën të tjerët dhe më thoshin 'ky është vendi im'. Kërkova falje dhe u ula diku tjetër, pastaj vinte dikush tjetër dhe më thoshte 'ky është vendi im'. Duhet të ketë ndodhur të paktën 20 herë, kështu që pyeta veten 'çfarë po bëj këtu? Ata janë kaq armiqësorë…”.

MOMENTE TË VËSHTIRA

Në fund të fundit, te Real janë mësuar më shumë se mirë dhe sigurisht që nuk kanë durim të presin një lojtar, qoftë edhe të ri. Presioni ndaj Anelka ishte i madh: “Më duhej të bëja shumë sakrifica, por isha shumë i vogël për ta kuptuar. E kishte një presion të madh mbi mua, unë përfundoja në gazeta pothuajse çdo ditë. Në fushë gjërat nuk funksionuan (31 paraqitje dhe 7 gola në fund të sezonit ed). E nuk mund të bëja asgjë, nuk mund të kisha një jetë private. Nuk mund të ecja në rrugë, çfarëdo që bëja të nesërmen ishte në gazeta”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI