Flash

Video/ Përplasje të dhunshme mes ultrasve të Napoli e Roma: 13 km radhë makinash në autostradë e një i plagosur

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Përplasje të dhunshme mes ultrasve të Napoli e Roma: 13 km

Autostrada del Sole në kaos, në aksin mes Monte San Savino dhe Arezzo, për shkak të përplasjeve të dhunshme mes tifozëve të Roma dhe Napoli. Konfrontimet shpërthyen në zonën e shërbimit të Badia al Pino, ku humbi jetën tifozi i Lazio, Gabriele Sandri, më 11 nëntor 2007. Kështu, korsia veriore e A1 u mbyll për disa orë, me pasoja të rënda në trafik. Ultrasit e Napoli janë nisur drejt Genovas për ndeshjen në Marassi kundër Sampdoria, të planifikuar për në orën 18:00. Ndërsa tifozët verdhekuq priten në Milano ku do të zhvillohet ndeshja mes Milan dhe Roma në orën 20:45 në San Siro. Në vendngjarje mbërritën edhe patrullat e policisë rrugore nga seksioni Battifolle. Sipas informacioneve fillestare, një i plagosur është dërguar në një spital në Arezzo.

Lexo më tej: Hetimet/ Kreu i tifozëve të Lazio u vra nga mafia shqiptare (dalin emrat)

Sipas asaj që është mësuar nga selia e policisë së Arezzo, në origjinën e përleshjeve përgjatë A1, ka qenë prita e vendosur nga një grup ultras të Napoli. Qëllimi ishte konfrontimi me romanistët që ishin tranzit për të mbërritur në Milano. Prej aty lindi një goditje reciproke me gurë dhe gaz lotsjellës. Policia, për të evituar situata të tjera të rrezikshme, ka bllokuar edhe qarkullimin autostradë, që më pas ka rinisur. Vijon identifikimi i tifozëve të Roma e Napoli, që nisën guerriljen. Policia, në fakt, ka tashmë prioritet të evidentojë fajtorët kryesorë.

SALVINI: "KURRË MË NË STADIUM"

"Këta nuk janë tifozë. Autostrada e mbyllur dhe italianë që udhëtonin të bllokuar? Le të paguajnë të gjitha dëmet nga xhepat e tyre dhe të mos shkojnë më në stadium". Kështu është shprehur sekretari i Lega, Matteo Salvini, në profilet e tij sociale. Salvini ka dashur të komentojë përplasjet mes tifozëve të Roma dhe Napoli, të ndodhura përgjatë autostradës A1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI