Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Allegri u tërbua në minutat e fundit të ndeshjes: ja prapaskena që nervozi teknikun e Juventus

Lapsi.al 8 January 2023
Allegri u tërbua në minutat e fundit të ndeshjes: ja prapaskena

Juventusi mori fitoren e tetë radhazi në kampionat, pasi mposhti në Stadium Udinese. Të besuarit e teknikut Allegri, në vazhdën e ndeshjeve të mëparshme, zhvilluan një ndeshje aspak brilante, por arritën të marrin tre pikët. Devijimi i Danilo rezultoi vendimtar ndaj friulanëve në minutën e 86. Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen 1-0 tre minuta nga fundi, e u mbrojtën me vuajtje deri në fishkëllimën e arbitrit. Pikërisht në minutat e fundit të ndeshjes, Massimiliano Allegri humbi mendjen në dritën e disa episodeve që nuk i pëlqyen.

Në fundin e ndeshjes, Juventusi, edhe pse nuk lejoi mundësi konkrete, shfaqi një qëndrim që nuk i pëlqeu fare teknikut Massimiliano Allegri: “Në minutat e fundit bëmë diçka të gabuar duke ia dhënë topin kundërshtarëve – shpjegoi livornezi për Dazn -. Në ato momente gjërat duhet të menaxhohen ndryshe. Nëse nuk luftoni deri në centimetrin e fundit, nuk do t'i çoni ndeshjet në shtëpi". Në radhë të parë, Allegrit nuk i pëlqyeu një episod në të cilin Milik mbrojti topin duke fituar një faull./ Zemërimi erdhi për goditjen e lirë të goditur pa përgjegjësi nga Paredes, me topin që iu dhurua Udinese.

Lexo më tej: Video/ Simfonia e tetë e Juventus: Danilo ndëshkon Udinese tre minuta nga fundi

Tërbimi i Massimiliano Allegri, sidoqoftë, u lëshua menjëherë më pas mbi Matias Soulé. Trajneri i Juventusit në fakt filloi të qortonte ashpër argjentinasin 19-vjeçar, i cili hyri në fushë në minutën e 80'. Një skenë që përkthehet në një lloj déjà-vu. Në 20 dhjetor 2015, në minutat e fundit të Carpi-Juventus, trajneri u tërbua duke hequr nervoz xhaketën. Megjithatë, edhe një herë Juventusi u tregua cinik dhe solid duke sjellë në shtëpi fitoren e tetë radhazi në kampionat.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI