Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ Dy penallti në favor e një karton i kuq për Sampdorian: Napoli kalon 0-2 në Genoa

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Dy penallti në favor e një karton i kuq për Sampdorian:

Napoli mposht 2-0 Sampdorian në Marassi në javën e 17 të Serie A duke u kthyer menjëherë te fitorja pas rënies në San Siro. Ndeshja u hap me një penallti të pritur nga Audero ndaj Politano, në të cilën plasën protestat e dorianëve. Sidoqoftë, Osimhen u kujdes për të zhbllokuar takimin në minutën e 19, i shërbyer në perfeksion nga Mario Rui. Pak para pushimit, Sampdoria mbeti me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Rincon. E ndeshja, në fakt, përfundoi aty. Në minutën e 82, napolitanët fituan penalltinë e dytë, këtë herë të shndërruar në gol nga Elmas, që mbylli rezultatin.

EPISODI I PENALLTISË

Sidoqoftë, episodi i minutës së 3' do të krijojë debat dhe polemika. Me ndeshjen e që sapo kishte nisur, Anguissa bëri një futje në zonën e Sampdoria. Murru e bllokon, duke e rrëzuar në tokë. Duket si veprimi klasik i frenimit të rregullt me mbrojtësin që merr pozicion me trup, duke i hequr topin sulmuesit. Arbitri Abisso, i vendosur mirë në një distancë të shkurtër, vazhdoi lojën. Por VAR e thërret dhe pas një kontrolli në monitor, palermitani ndryshon vendimin dhe akordoi penallti. Lojtarët e Sampdorias u tërbuan, ashtu si Stankoviç, për më tepër që përsëritjet e ndryshme konfirmojnë vendimin e gabuar.

Lexo më tej: Video/ Sarri i tërbuar, Lazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj Empoli: paqe mes Spezia e Lecce

Sidoqoftë, Napoli rikthehet të fitojë menjëherë, duke lënë pas humbjen në San Siro. Skuadra e Spalletti largoi kështu kritikat dhe fantazmat me një goditje të vetme. E bëri këtë në fund të një ndeshje të komplikuar, kundër një ekipi të ashpër dhe krenar. Sampdoria megjithatë ishte tepër e pasaktë dhe e shpërqendruar për t'i rezistuar fuqisë ofensive të Napolit. Stankoviç mbetet në zonën e rënies, ndërsa napolitanët ruajnë +7 ndaj Juventus, më pak se një javë nga përballja direkte e shumëpritur në “Maradona”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI