Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ Manchester City shkatërron 4-0 Chelsea edhe në FA Cup: fitorja e dytë në tre ditë për Guardiola

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Manchester City shkatërron 4-0 Chelsea edhe në FA Cup: fitorja

Ndeshja e madhe e raundit të tretë të FA Cup është pa histori. Në Etihad, Manchester City mposhti 4-0 duke eliminuar Chelsea. Skuadra e Guardiola e mbylli ndeshjen në vetëm 38 minuta. Mahrez hapi rezultatin me një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 23. Shtatë minuta më pas Alvarez dyfishoi me penalltia, përpara se Foden të firmosë 3-0 para pushimit. Mahrez (85') shënon dygolëshin personal, sërish me penallti, për të rrumbullakosur pokerin e Citizens.

Manchester City fiton dy herë në tre ditë kundër Chelsea. Megjithatë, nëse 1-0 në Stamford Bridge erdhi në fund të një ndeshje të vuajtur, nuk pati histori në Etihad në FA Cup. Një 4-0 e pastër për djemtë e Guardiola, të cilët eliminuan formacionin e Potter. Goditja e radhës ndaj Blues, me City fitues, para pushimit për Botërorin, edhe në Carabao Cup.

CITIZENS, PA TITULLARËT

Sfida u zhbllokua në minutën e 23'. Sërish me goditje dënimi, si në League Cup, Mahrez gjeti këndin e sipërm me të majtën, duke mposhtur Kepa. Kaluan vetëm 4 minuta dhe në një goditje këndi, Havertz preku topin me dorë, duke i dhënë penalltinë vendasve. Nga pika e bardhë, Julian Alvarez nuk gaboi, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 30'. Trisi mbërriti para pushimit. Mahrez favorizoi mbivendosjen e Ëalker, që shërbeu në qendër për Foden, i aftë të shënonte përballë portierit.

Në fillim të pjesës së dytë, Potter tenton të shkundë Chelsea me dy zëvendësime. Kovacic dhe Havertz mbetën në dhomat e zhveshjes, me Fofana dhe Zakaria në fushë. Por gjërat nuk u përmirësuan, përkundrazi. Në fund erdhi edhe pokeri, me një tjetër penallti, shkaktuar nga faulli i Koulibaly ndaj Foden. Në pikën e bardhë shkoi këtë herë Mahrez, duke firmosur dygolëshin personal dhe duke legjitimuar festën e Manchester City. Guardiola mposht Chelsea 4-0, për më tepër, pa titullarët Ederson, De Bruyne, Gündoğan dhe Haaland. Përshëndesin kompeticionin e dytë dhe përsëri nga duart e City, të besuarit e Potter, tani jashtë FA Cup dhe Carabao Cup.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI