Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ Prezenca e paprecedentë e ish-trajnerit në prezantimin e trajnerit të ri. Reja: “Çdo gjë e kam bërë me dashuri”

Lapsi.al 9 January 2023
Video/ Prezenca e paprecedentë e ish-trajnerit në prezantimin e

Nuk ndodh kështu zakonisht, por ja që ka gjithnjë një herë të parë. Ish-trajneri Edoardo Reja ka qenë present në prezantimin e teknikut të ri të kombëtares Sylvinho. Italiani ka dashur të bëjë një përshëndetje të fundit me të gjithë njerëzit me të cilët punoi në 3 vitet që qendroi në kyre të kuqezinjve. Reja është shprehur tepër i lumtur që ka drejtuar këtë kombëtare dhe largohet me kokën lart. “Besoja vërtetë te kualifikimi në Botëror, sidomos pas fitores së dyfishtë me Hungarinë – tha Reja-. Pastaj mjaftonte një fitore ose një barazim për playoff por nuk shkoi kështu. Më vjen keq që në periudhën e fundit nuk pata derui në 7 titullarë në dispozicion. Por ky është futbolli. Largohem me kokën lart”.

Lexo më tej: Zyrtare, ish-asistenti i Tite e ish-trajneri i Lyon firmos me FSHF: Sylvinho trajneri i ri i Shqipërisë

PËRSHËNDETJA E TEKNIKUT REJA

Reja i ka uruar fat edhe trajnerit të ri dhe më pas u ngrit në këmbë duke i dhënë duart Silvinjos, Dorivës dhe Zabaletës. 77 vjeçari është duartrokitur nga gazetarët e pranishëm, pavarësisht se ndonjë shigjetim drejt tyre italiani edhe e kishte. “Jam shumë i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fund, por bashkëpunimi që kam pasur me Federatën ka qenë shumë i mirë në aspektin njerëzor. Dua të nënvizoj faktin se rezultatet që kemi marrë nuk janë për t’u nënvlerësuar. Kemi aktivizuar në total rreth 40 lojtarë, kemi marrë edhe rezultate të mira duke fituar dhe ishim shumë afër objektivit, për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit Katar 2022. Është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe kam punuar me shumë dashuri për të mirën e Shqipërisë, duke qenë serioz dhe profesional".

"Dua të falënderoj të gjithë stafin e Kombëtares, unë po largohem, por po lë pas një pjesë të zemrës time. Falënderoj shumë Presidentin Duka që më dha këtë mundësi. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe unë largohem me kokën lart, sepse kemi krijuar një grup të bukur. Ju falënderoj të gjithëve për çfarë më ofruat dhe jam krenar për këtë kombëtare. Shpresoj që Silvinjo të arrijë objektivat me këtë grup të fortë që kemi krijuar”, – ka thënë Reja në fjalën e tij.

https://youtu.be/xnsdqZ3skiE

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI