Flash

Vendim i bujshëm i Gareth Bale: sulmuesi uellsian tërhiqet nga futbolli në moshën 33 vjecare

Lapsi.al 9 January 2023
Vendim i bujshëm i Gareth Bale: sulmuesi uellsian tërhiqet nga
Gareth Bale ngre flamurin e bardhë dhe tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Njoftimi i bujshëm vjen përmes Instagramit. "Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar. Ndihem tepër me fat që kam përmbushur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Tani unë eci përpara me ankth drejt fazës tjetër të jetës sime. Një moment ndryshimi dhe tranzicioni, një mundësi për një aventurë të re", shkruan ish-lojtari i Tottenham dhe Real Madrid. Bale ka luajtur për Los Angeles FC në gjashtë muajt e fundit, duke fituar kampionatin MLS dhe më pas duke marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar. Lexo më tej: Bale gati të udhëheqë Uellsin në Botërorin e parë në 64 vjet: SHBA ka ndërtuar gjithçka rreth Pulisic Gareth Bale bëri debutimin në moshën 16 vjeçare me Southampton në Championship. Pastaj në Premier League ai veshi fanellën e Tottenham deri në vitin 2013, duke u bërë një super lojtar. Por ishte në La Liga që uellsiani bëri historinë e futbollit, duke grumbulluar suksese të panumërta me Real Madrid. Në Spanjë, palmaresi i tij personal numëron 5 Liga të Kampionëve, 3 kampionate spanjolle, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA. Pa harruar pastaj shumë më tepër mes titujve si ekipo dhe individuale. Në 554 ndeshje në kompeticionet e klubeve, Bale shënoi 186 gola, duke përfunduar më pas karrierën e tij me Los Angeles FC në SHBA. Një karrierë e jashtëzakonshme që përfundoi në moshën vetëm 33-vjeçare.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI