Flash

Al Khelaifi takim privat me Levy: pronarët e PSG gati të rrëmbejnë edhe klubin e Premier League

Lapsi.al 9 January 2023
Al Khelaifi takim privat me Levy: pronarët e PSG gati të

Pronarët e PSG-së janë gati për një investim të ri dhe tashmë kanë vënë në shënjestër një skuadër në Premier League. Drejtuesit e klubit parisien tashmë janë takuar me presidentin e Tottenham. Firma Qatar Sports Investments, që drejton Paris Saint-Germain, dëshiron të investojë në një ekip të ri. Siç raporton Ben Jacobs i CBS, ata aktualisht janë të fokusuar për të marrë Spurs. Kompani QSI është në fakt në kontakt me një numër klubesh të Premier League, por veçanërisht me Levy për Tottenham. Presidenti Nasser Al-Khelaifi thuhet se ka pasur tashmë një "takim eksplorues" me numrin 1 të klubit londinez Daniel Levy në Londër javën e kaluar.

QSI bleu PSG-në në vitin 2011 dhe e transformoi plotësisht klubin. Pas marrëveshjes së Parisit, kompania mori 26% të aksioneve të klubit portugez Braga. Kompania nga Katari, e cila zotëron edhe beIN Media, po përpiqet të intensifikojë zgjerimin e saj, me investime në klube të tjera. Evropa është një rajon prioritar për ta. Edhe pse ka një interes të fortë për të bashkëpunuar me një klub të Amerikës së Jugut.

QSI duket se po ndjek modelin e adoptuar nga pronarët e Manchester City, Abu Dhabi United Group. Pas suksesit të madh të arritur me City, kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe krijoi City Football Group. Pikërisht atëherë u zgjerua globalisht. Deri më tani, këto janë pjesë e grupit: Troyes (Francë), Girona (Spanjë), Melbourne City (Australi), Lommel (Belgjikë), Montevideo City Torque (Uruguay), New York City (Shtetet e Bashkuara), Mumbai City ( Indi), Yokohama F. Marinos (Japoni), Sichuan Jiuniu (Kinë) dhe Club Bolivar (Bolivi). CFG gjithashtu ka përfunduar së fundmi blerjen e Palermos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI