Flash

Video/ Goli fantazëm më i pabesueshëm i historisë: çfarë gafe e arbitrit në Kategorinë e Parë

Lapsi.al 9 January 2023
Video/ Goli fantazëm më i pabesueshëm i historisë:
E pabesueshme, por e vërtetë. Në Kategorinë e Parë Puljeze është shënuar goli më absurd në historinë e futbollit. Gol i legjitimuar nga arbitri Romano nga Leçe, i vetmi ndër ata që luanin në fushë dhe ata që e shihnin nga shkallët e stadiumit, që mendoi se topi përfundoi në rrjetë. Një gol që, pavarësisht absurditetit të tij, i dha fitoren 1-0 Castellana në shtëpinë e Noicattaro. Episodi është komik pasi siç shihet edhe nga pamjet, topi i goditur nga Sabbatelli përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Numri 11 u dëshpërua për gabimin flagrant para porte, përpara vendimit të bujshëm të arbitri nga Leçe. Për të është gol... Miqtë, të hutuar, nisin të festojnë, ndërsa vendasit e zemëruar rrethojnë arbitrin. Tensioni është i kuptueshëm, por asgjë nuk e ndryshon vendimin e arbitrit. Topi u vendos në qendër të fushës, edhe pse ai gol nuk u shënua kurrë.

NDJESA E CALCIO CASTELLANA

Calcio Castellana kërkon falje për sjelljen josportive pasditen e sotme gjatë ndeshjes kundër Noicattaro në Kategorinë e Parë. Padyshim që vendimi i arbitrit është për t'u konsideruar i gabuar. E djemtë të kapur nga agonizmi i ndeshjes, në atë moment, nuk e pranuan gabimin. E përfundojmë duke thënë se parimet tona nuk bazohen në këto vlera, por sot bashkë me drejtuesin e ndeshjes gabuam edhe ne!

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI