Flash

Video/ I shkulin flokët, e jo vetëm, njëri-tjetrit: Torres e Savic lënë nam në Atletico-Barcelona, dalin me të kuqe

Lapsi.al 9 January 2023
Video/ I shkulin flokët, e jo vetëm, njëri-tjetrit: Torres e
Shkëndija e nervozizëm përtej normalitetit në ndeshjen e La Liga mes Atletico Madrid dhe Barcelona. Në minutat e fundit, Ferran Torres dhe Savic u kthyen në mundës të vërtetë duke u përleshur në fushë. Arbitri nuk kishte si të kishte dyshime dhe i përjashtoi të dy me të kuq. Në Wanda Metropolitano, skuadra e Simeone u përball me blaugranat për javën e 16 të La Liga. Barça fitoi 1-0 falë golit të Ousmane Dembélé, në minutën e 22. E falë tre pikëve të fituara, arriti të kapërcejë Real Madrid dhe të marrë kryesimin e tabelës. Sukses i rëndësishëm për Xavi dhe ekipin e tij, por gara do të mbahet mend edhe për një sherr në fund. Në minutat shtesë, shpërtheu një përledhje mes Ferran Torres dhe Stefan Savic. Gjithçka nisi në minutën e 92, kur dy lojtarët sfiduan njëri-tjetrin për topin. Sulmuesi i Barçës arriti ta largojë topin, por nuk mundi t'ia pasojë një shokut të skuadrës. Kjo edhe për shkak të përplasjes me kundërshtarin. Nga lojtarë futbolli në mundës të vërtetë. Klipi i postuar në rrjetet sociale tregon Torres dhe Savic në tokë, duke i tërhequr flokët njëri-tjetrit dhe duke u shtyrë. Në fund i kanë shpëtuar kapjeve, por jo arbitrit. Zyrtari i ndeshjes nuk humbi kohë dhe i përjashtoi menjëherë dy ish-lojtarët e Manchester City. Malazezi protestoi kundër përjashtimit, ndërsa spanjolli u largua nga fusha i menduar.

FJALËT E SIMEONE

Diego Simeone, pas ndeshjes, tha se skuadra e tij meritonte më shumë: “Realiteti është se ne humbëm. Është e vërtetë që skuadra meritonte të merrte një rezultat më të mirë, gjë që u arrit, sepse ne nuk ishim mjaftueshëm të fortë. Dy zonat e penalltisë janë vendimtare. Ne kemi bërë më shumë gjëra të mira sesa të këqija. Pas 20 minutave të para, skuadra luajti siç doja unë, por kjo nuk e ndryshoi rezultatin”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI