Flash

Lukaku gabon një stopim Dzeko qesh në pankinë: tifozët të tërbuar me boshnjakun, video bëhet virale

Lapsi.al 9 January 2023
Lukaku gabon një stopim Dzeko qesh në pankinë: tifozët
Në barazimin e arritur nga Monza ndaj Inter, përveç polemikave për vendimet arbitrare, ka edhe një episod që nuk i ka bërë të lumtur tifozët zikaltër. Romelu Lukaku, për më tepër i dëmtuar përsëri, hyri në fushë në minutën e 55 në vend të Dzeko. Belgu dukej një i afërm i largët i lojtarit që tifozët admironin dy vite më parë. E gjatë një tjetër gabimi në ndeshje të sulmuesit, Dzeko është kapur nga kamerat teksa qeshte me ironi. Imazhet që kanë bërë xhiron e botës, duke ndezur një debat të nxehtë. Lexo më tej: Gabimi flagrant në Monza-Inter, arbitri Sacchi si… Serra: për të bëhet gati një pezullim i gjatë Ishte minuta e 92 e ndeshjes me zikaltrit kryesonin 2-1. Ata po përpiqeshin të mbanin topin larg zonës së tyre, duke fituar sekonda të çmuara. Gosens bëri një rivënie drejt Lukakut, i cili ndaloi topin në mënyrë të sikletshme dhe, më pas, nuk arriti ta mbajë në fushë. Belgu i dhuroi rivënien kundërshtarëve dhe nga aty nisi edhe kundërsulmi i 2-2 final. Pikërisht në atë moment kamerat fiksuan Dzeko të ulur në pankinë dhe në mënyrë të pamëshirshme duke qeshur me “veprimin” e shokut të skuadrës. Imazhet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe u morën nga gazetat kryesore sportive evropiane. Të gjithë të bindur se e qeshura e boshnjakut ndodhi për shkak të lojës së ngathët të Lukaku. Natyrisht nuk dihet nëse ish-sulmuesi i Romës po qeshte me atë që sapo kishte bërë belgu, por reagimi i menjëhershëm sugjeron pikërisht këtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI