Flash

Video/ Djokovic, sherr i bujshëm me menaxherin në tribunë: "Dil jashtë!"

Lapsi.al 9 January 2023
Video/ Djokovic, sherr i bujshëm me menaxherin në tribunë:
Novak Djokovic e nisi vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme. Serbi fitoi me përmbysje turneun e Adelaide. Ky është turneu i 92 në karrierën e tij, duke barazuar Rafa Nadal. Megjithatë, më shumë se suksesi në tre sete ndaj amerikanit Sebastian Korda për 6-7(8), 7-6(3) 6-4 pas tre orë e 9 minuta lojë, ka tërhequr vëmendjen shpërthimi i egër i ish-numrit 1 në botë. Serbi, pasi humbi pjesën e parë kundër, është tërbuar me njerëzit e tij. Tenisti është vërsulur në italisht kundër vëllait të tij Marko dhe menaxherit Edoardo Artaldi: "Jashtë. Dil jashtë. Po, po ti, dil jashtë", i ka bërtitur Nole dyshes që u larguan nga tribuna pas disa sekondash. Diskutimet vazhduan në distancë, me trajnerin Goran Ivanisevic dhe më pas me vëllain e tij Marko, i cili u kthye në setin e dytë. Por në fund, Djokovic e përmbysi finalen. Pas pikës së fundit, kampioni 35-vjeçar festoi me gishtin tregues në tëmthin e tij. Si për të theksuar një forcë mendore që ushqehet edhe me zemërim, tërbim konkurrues dhe dëshirën për të mos u dorëzuar kurrë, edhe kur është në buzë të greminës. Falë suksesit në Adelaide, Djokovic barazoi Rafael Nadalin në vendin e katërt për fitoret e turneut, në një renditje të udhëhequr nga Connors (109) përpara Federer (103) dhe Lendl (94).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI