Flash

Presidenti i FFF, Noel Le Graet, akuzohet për ngacmim sek*ual nga një menaxhere: "Donte të më çonte në shtrat"

Lapsi.al 10 January 2023
Presidenti i FFF, Noel Le Graet, akuzohet për ngacmim sek*ual nga një
Stuhi polemikash në Francë mbi presidentin e Federatës së Futbollit Noel Le Graet. Pas çështjes Zidane, ai tani akuzohet për ngacmim sek*ual nga një menaxhere, e cila zbuloi se kishte pësuar qasje të padëshiruara nga viti 2013 deri në vitin 2017. “Më ftoi në banesën e tij, kur mbërrita atje kishte hapur shampanjën. "U habita mjaft por qëndrova. Folëm për futbollin e femrave, pastaj më tha qartë se po të ishim më afër, do të realizoheshin idetë e mia. Në ato 4 vite presidenti i Federatës flirtonte me mua çdo koha - denoncoi tek Equipe Sonia Souid -. Më kërkonte të takoheshim, më ftonte në shtëpinë e tij. Nuk e di sa herë ndodhi. E vetmja gjë që donte ishte që të ndanim shtratin. Ai më shihte vetëm si 'dy gjinj dhe një fundshpinë'. Psikologjikisht ishte shumë e vështirë dhe u zhgënjeva. Presidenti im duhet të ishte shembullor dhe ai nuk ishte. Dorëheqje? Ai është një person shumë i sigurt në vetvete, beson se çdo gjë i lejohet. Kur e dëgjojmë duke folur, vërtet kemi përshtypjen se ai është mbreti. E se Federata Franceze e Futbollit është mbretëria e tij. Ai ndihet i paprekshëm”.

HETIMI I HAPUR DHE REAGIMI I MINISTRES SË SPORTIT

Ministrja franceze e sportit, Amélie Oudéa-Castéra, ka reaguar ndaj intervistës në rrjetet sociale, duke njoftuar hapjen e një hetimi. "Bravo Sonia Souid për guximin e dëshmisë tënde - shkroi ajo në Twitter -. Kontrollet tona do të jenë të përpikta. Shihemi së shpejti". Nuk është vërtet një moment i mirë për Le Graet, i cili vetëm dy ditë më parë rezervoi fjalë jo të buta për Zinedine Zidane. Pikërisht kjo shkaktoi reagimin popullor dhe të kampionëve të kalibrit të Mbappe dhe Ribery. Një stuhi që u mundua ta rregullonte me një ndjesë të vonuar. Tani vjen kjo ngjarje e re e nxehtë. Një akuzë shumë e rëndë që mund t'i kushtojë punën dhe karrierën.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI