Flash

João Félix transferohet te Chelsea: futbollisti është në Londër për të firmosur

Lapsi.al 10 January 2023
João Félix transferohet te Chelsea: futbollisti është

João Félix dhe Chelsea janë të destinuar për njëri-tjetrin. E nëse nuk janë ende zyrtarisht, së shpejti do të jenë. Sulmuesi i kombëtares portugeze është në fakt në Londër për t'iu bashkuar Blues menjëherë. Portugezi do të kalojë në Londër të paktën deri në fund të sezonit. Sipas asaj që bën të ditur gazeta sportive luzitane A Bola, João Félix ka mbërritur dje në kryeqytetin anglez. Akordi me Atletico Madrid është për një huazim gjashtëmujor. Marrëveshja me Colchoneros parashikon një operacion financiar prej 11 milionë eurosh, ku përfshihet edhe paga e lojtarit: pesë apo gjashtë milionë.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shkatërron 4-0 Chelsea edhe në FA Cup: fitorja e dytë në tre ditë për Guardiola

João Félix mbërriti në verën e vitit 2019 për 125 milionë nga Benfica. Në bazë të divorcit me klubin madrilen është marrëdhënia e keqe me Diego Simeone. Trajneri i Colchoneros, së fundmi kishte thënë për portugezin: “Kur të rifillojë të stërvitet mirë, kur të gjejë prekjen prej goleadori që na nevojitet, ai do të luajë. Tani për tani performancat e tij janë përkeqësuar, kështu që të tjerët po luajnë”. Chelsea ishte në kërkim të përforcimeve, edhe pas dëmtimit të Armando Brojës. Portugezi megjithatë nuk është një qendërsulmues, por Potter kërkon një zgjidhje më tepër në një moment delikat.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI