Flash

Video/ Inter, kualifikim i vuajtur në shtesë: Parma shkoi 3 minuta nga suksesi, pastaj Buffon u dorëzua

Lapsi.al 10 January 2023
Video/ Inter, kualifikim i vuajtur në shtesë: Parma shkoi 3 minuta nga
Inter mposhti Parmën 2-1 në raundin e 1/8 të Kupës së Italisë, por iu desh të shfrytëzonte kohën shtesë për të siguruar një vend në çerekfinale. Në Meazza, zikaltrit e teknikut Inzaghi e panë veten në disavantazh në minutën e 38', pas një goditje fantastike të Juric. Parma dhe 45 vjecari Buffon rezistuan deri tre minuta nga fundi, kur Lautaro Martinez barazoi rezultatin. Goli i fitores i Acerbit erdhi pastaj në kohën shtesë, në minutën e 110', me një goditje me kokë që kaloi Buffon. [video width="872" height="484" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/parma.mp4"][/video] Dy orë lojë, pjesa më e madhe e tyre e kaluar në ndjekje. Interi i parë i sezonit në Kupën e Italisë, siç është tashmë praktikë pothuajse standarde, kaloi duke u zvarritur deri në çerekfinale. Por iu desh të vuante edhe tridhjetë minuta më shumë, pavarësisht një kundërshtari të kategorisë më të ulët. Në Meazza, ndeshja e 1/8 kundër Parmës ishte më problematike se sa pritej, duke fituar 2-1 me përmbysje. Inzaghi në fakt u shpëtua vetëm tre minuta nga fundi nga Lautaro Martinez, para se Acerbi t'i dhuronte kualifikimin. Interi u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur Parmën, që iu afrua shumë fitores. Emilianët, në avantazh në minutën e 37 me golin nga jashtë zonës të Juric, u arritën në minutën e 88'. Një devijim i Osorios e bëri goditjen e Martinez të pandalshme. Buffon me një pritje fantastike në kundërkohë në minutën e 91' ndaj Dzeko e coi ndeshjen në shtesë. Aty vendimtar u tregua Acerbi që shënoi golin e kualifikimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI