Flash

Karrierë e mbyllur për Neuer? Dëmtimi i portierit gjerman më i rëndë se parashikohej

Lapsi.al 11 January 2023
Karrierë e mbyllur për Neuer? Dëmtimi i portierit gjerman më
Dëmtimi i portierit të Bayern Mynih, Manuel Neuer, duket të jetë më i rëndë se sa pritej. Gjermani pësoi një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, teksa po bënte ski në pushime. Përgjigja e mjekëve ishte e qartë dhe e pangatërrueshme: sezoni i përfunduar për portierin e Bayern. Një lajm i keq për bavarezët, që megjithatë mund të fshehë një skenar edhe më shqetësues përsa i përket karrierës së Neuer.

NEUER, SKENARI MË I KEQ

Sipas disa të dhënave dëmtimi, i pësuar pas një rënieje gjatë një seance alpinizmi skish, është më i rëndë se pritej. Në fakt, duket se mund të jetë një frakturë e shpërbërë e tibisë dhe fibulës. Ndaj, duket se plani i Bayern për të nënshkruar me Sommer, duket se shkon përtej sezonit aktual. Ekziston frika se karriera e 36-vjeçarit Neuer mund të ketë përfunduar, siç konfirmon Bild. Sipas gazetës gjermane, në fakt, Neuer mund të detyrohet të linte futbollin për shkak të seriozitetit të dëmtimit. Aktualisht, rikthimi i paralajmëruar fillimisht për në verë nuk duket si një skenar i mundshëm. Por nuk mbaron këtu. Dëmtimi në fjalë kërkon një rehabilitim të gjatë dhe intensiv. E në këtë kuadër, frika se portieri gjerman nuk mund të rikthehet më në fushë është prezente.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)

KARRIERA

488 paraqitje për Bayern Mynih, 117 për kombëtaren gjermane, 203 për Shalke 04 dhe një numër marramendës trofesh në raft. Me bavarezët ai fitoi Bundesligën për 10 sezone radhazi. Pastaj, 2 Champions League, 2 Superkupa Evropiane, 2 Kupa të Botës për Klube, 5 Kupa Kombëtare dhe 7 Superkupa të Gjermanisë. Një karrierë e jashtëzakonshme e cila kulmoi në vitin 2014 me triumfin në Botëror. Turne i luajtur 4 herë nga Neuer: 2010, 21014, 2018, 2022. Me Gjermaninë, portieri ka luajtur edhe 3 kampionate europiane.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI