Flash

Edhe te Bylis do paguhej më shumë: Domenico Criscito firmos me zemër rikthimin te Genoa

Lapsi.al 11 January 2023
Edhe te Bylis do paguhej më shumë: Domenico Criscito firmos me

Domenico Criscito u bë zyrtarisht sërish lojtar i Genoas më 2 janar. Mbrojtësi 36-vjeçar u kthye në qytet në vjeshtë, pas ndërprerjes së kontratës me Montreal. Kështu, për të ndihmuar kuqeblutë, ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor. Një akord në minimumin e përcaktuar nga rregulloret federale: 2274.16 euro neto në muaj. Një zgjedhje e diktuar nga dashuria për klubin Grifone dhe dëshira për t'u rehabilituar pas rënies së hidhur nga kategoria të sezonit të kaluar. Criscito ndihet përgjegjës në atë rast, për penalltinë e gabuar në kohën shtesë, në derbin kundër Sampdorias. Debutimi i tij me fanellën kuqeblu do ta bëhet nesër, në Coppa Italia, kundër Romës.

Pas periudhës së tij te Montreal, Criscito do të bëjë debutimin e tij edhe njëherë për Genoa në Coppa Italia. Në fushë menjëherë kundër skuadrës së Mourinho, në një sfidë të vështirë. Këtë e bëri të ditur trajneri Alberto Gilardino në konferencën për shtyp: "Ai ka punuar dhe po punon si të gjithë djemtë. Nëse është mundësia për t'i dhënë minuta gjatë lojës, absolutisht po. Ai është vënë në dispozicion dhe është një vlerë e shtuar".

Lexo më tej: Përd*unim në grup i një studente: ish-lojtari i Genoas, Portanova, dënohet me 6 vjet burg

Në qershor, sapo të përfundojë sezoni, Criscito do të fillojë karrierën e tij si trajner në ekipin e të rinjve kuqeblu. Pikërisht në atë sektor në të cilin ka shkelur për herë të parë në vitin 2002. Një lidhje dashurie, ajo me Genoa, e destinuar të vazhdojë për një kohë të gjatë, edhe pse në një rol krejtësisht të ri.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI