Flash

Zidane e ngacmimet sek*uale, Le Graet pezullohet nga udhëheqja e Federatës franceze

Lapsi.al 11 January 2023
Zidane e ngacmimet sek*uale, Le Graet pezullohet nga udhëheqja e

Noel Le Graet u pezullua nga detyra e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, nga Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i këtij organizmi. Numri 1 i futbollit francez e mori presidencën në vitin 2011 dhe mandati i tij do të përfundonte në fund të vitit 2024. Pozicioni i tij u minua nga deklaratat e tij të fundit të diskutueshme për Zinedine Zidane. E pastaj nga dëshmia mbi ngacmimet e supozuara sek*uale të zbuluara nga një menaxhere. Edhe drejtorja e përgjithshme e tij, Florence Hardouin, është pezulluar gjithashtu. Philippe Diallo do të garantojë kreun e përkohshëm të FFF-së.

Le Graet në fakt u detyrua të jepte dorëheqjen, të bënte një hap prapa. Të paktën, deri sa të publikohen rezultatet e auditimit të porositur direkt nga Ministria e Sportit në Francë. E gjitha kjo u kërkua për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera kritike të brendshme.

Lexo më tej:Presidenti i FFF, Noel Le Graet, akuzohet për ngacmim sek*ual nga një menaxhere: “Donte të më çonte në shtrat”

Qeveria franceze është kundër Le Graet dhe nuk duhet ky hetim për tu kuptuar. Zëdhënësi i qeverisë, Olivier Véran, është marrë në pyetje për polemikat rreth Le Graet. “Për këtë kam një mendim personal, jo qeveritar. Unë ndaj mendimin e Ministres së Sportit. Një federatë si Federata Franceze e Futbollit meriton një president në lartësinë e detyrës. Një njeri që di të japë një imazh të mirë të futbollit francez përballë planetit. Kam kujtime të bukura nga finalja e 1998-ës dhe një adhurim të tillë për Zizoun saqë edhe unë u lëndova shumë nga ajo që dëgjova. Nuk është vetëm kaq, por ka shumë gjëra të tjera të vogla".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI