NJË TIFOZ KONTAKTON ME AMAZON PËR KTHIMIN E "PAKOS" NË BELGJIKË
Por durimi i tifozëve po mbaron. Tashmë kuqezinjtë janë lodhur duke parë këtë futbollist të ndrojtur dhe jo vendimtar. Belgu sa herë hyn në fushë nuk tregon qëndrimin e dëshiruar nga tifozët dhe trajneri. Në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar diskutimet e tifozëve kuqezinj se çfarë të bëjnë me De Ketelaere. Ka nga ata që e mbrojnë belgun e nga ata që i japin duart, por ka nga ata që e kanë marrë me ironi. Një tifoz i Milan në Twitter kontaktoi drejtpërdrejt me Amazon, duke i kërkuar që të bëjë kthimin e një pakete nga Belgjika.Shërbimi ndaj klientit i gjigantit amerikan e këshilloi që të kontaktonte drejtpërdrejt me shitësin. Kjo duke qenë një paketë që vjen nga një “shitës i tretë”. Në atë moment, tifozi etiketoi Club Brugge, duke kërkuar rimbursimin e 32 milionëve të shpenzuara për paketën Charles De Ketelaere.Buonasera @ClubBrugge
— Javi Moreno bene...™ (@MarcoVerduz) January 11, 2023