Flash

Trajneri kanadez punësohet e shkarkohet në 15 orë: Sandro Grande bëri postimin që nuk duhej në rrjetet sociale

Lapsi.al 12 January 2023
Trajneri kanadez punësohet e shkarkohet në 15 orë: Sandro Grande
Shkarkim blitz në Kanada, ku një trajner u punësua dhe u pushua brenda pak orësh. Protagonisti i historisë ishte trajneri italo-kanadez Sandro Grande. I thirrur për të mbuluar rolin e trajnerit të ekipit rezervë të C.F. Montreal, Grande u shkarkua vetëm 15 orë më vonë. Arsyeja? Një postim i publikuar në rrjetet sociale që ka indinjuar shumë tifozë. Gjatë karrierës së tij, si futbollist, ai ka luajtur në Itali me Isernia, Potenza, Frosinone, Brescia, Catanzaro dhe Albalonga. Përveç 6 sezoneve në Itali, Sandro Grande luajti në Norvegji (me Viking dhe Molde). Pastaj edhe në Lituani (me Suduva). Në mes, përvoja në shtëpi pikërisht me C.F. Montréal dhe 12 paraqitje për kombëtaren kanadeze. Kështu, në vitin 2013 erdhi lamtumira me futbollin dhe fillimi i karrierës së tij si trajner. Rrugëtim që kulmoi, ditët e fundit, me thirrjen e C.F. Montreal për të trajnuar ekipin rezervë.

POLEMIKAT E SHKARKIMI

Megjithatë, nënshkrimi i Grande ka ndezur polemika mes tifozëve kanadezë. E, në këtë këndvështrim, arsyet mund të gjurmohen në dy postimet e publikuara nga ish-futbollisti në profilet e tij sociale. Këto postime u shpërndanë pas sulmit ndaj Pauline Marois (4 shtator 2012), udhëheqëse e Partisë Québécois. Po flasim për një parti nacionaliste që pretendon sovranitetin kombëtar për Québec. Në një postim në Facebook, Grande i quajti sovranistët budallenj dhe malësorë. Ndërsa në postimin e publikuar në Twitter, ai sulmoi ashpër eksponentin e partisë: “Gabimi i vetëm i gjuajtësit ishte që humbi shënjestrën, Marois. Miku im, do të jetë për herën tjetër, shpresoj”. Një mesazh i patolerueshëm, që e bindi shoqërinë të bënte prapa dhe të griste kontratën e nënshkruar vetëm disa orë më parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI