Flash

Bartomeu habit Barcelonën me shpjegimin për fyerjet ndaj Messi: "Mesazhe private, pjesë e lirisë së shprehjes"

Lapsi.al 14 January 2023
Bartomeu habit Barcelonën me shpjegimin për fyerjet ndaj Messi:

Josep Maria Bartomeu ka dhënë shpjegimin e tij për fyerjet e zbuluara ndaj Lionel Messi, në bisedat e ish-drejtuesve të Barcelonës në WhatsApp: “Në lidhje me komentet për Lionel Messi, që, më kujtohet, bazohen në mesazhe të bëra në sferën private. Mund të them se ato janë pjesë e shprehjes së lirisë individuale të gjithsecilit. Edhe pse kam një mendim tjetër - ishin fjalët e tij në një deklaratë për shtyp -. Në këtë kuptim e përsëris atë që kam thënë publikisht në disa raste: lejimi i ikjes së Leos, lojtarit më të mirë në historinë e futbollit, ishte një gabim historik”.

Fjalët e ish-numrit një blaugrana janë pjesë e një shënimi, ku ai pretendon se kurrë nuk ishte në dijeni të rrjedhjeve informative për kontratën e Messi. Detajet u publikuan nga El Mundo në janar 2021, disa muaj përpara skadencës. Pretendon e kundërta në një raport të Mossos d'Esquadra mbi hetimin e 'Barçagate'. Hetimi, që vazhdon prej gati tre vjetësh, ka të bëjë me përpjekjet e supozuara për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të stafit të Blaugrana. Në shënjestër edhe Messi, Piqué, Xavi dhe Guardiola. E gjitha kjo në mbrojtje të imazhit të presidentit Bartomeu dhe të kuadrove drejtues. “Dua të sqaroj se nuk kam bërë asnjë nga këto gjëra. Nuk kam autorizuar asnjë nga këto rrjedhje dhe nuk kam pasur dijeni për ndonjë rrjedhje lajmi”, tha ai.

ÇFARË DYSHON POLICIA?

Policia katalanase dyshon për krimin e zbulimit të sekretit dhe raporton si fajtorë ish-menaxherin e përgjithshëm të klubit, Òscar Grau. Bashkë me të edhe ish-shefi i shërbimeve ligjore, Román Gómez Ponti. Ky i fundit është objekt i përgjimeve, si dhe ai që godet më ashpër Pleshtin. Në bisedën në grup ai e quan “mi kanalesh” dhe “xhuxh hormonal”. E njëjta bisedë, sipas Bartomeu, vërteton se ai është i jashtëm ndaj fakteve. Referenca është se në të, ish-presidenti vë në dyshim origjinën e rrjedhjes. Si dhe nënvizon se publikimi i kontratës së Messi është në të vërtetë i dëmshëm për imazhin e Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI