Flash

Video/ Lecce e pakalueshme për Milan: rikuperimi i dy golave në pjesën e dytë nuk mjafton, arratiset Napoli

Lapsi.al 14 January 2023
Video/ Lecce e pakalueshme për Milan: rikuperimi i dy golave në

Përfundoi 2-2 sfida mes Lecce e Milan, për javën e 18 të Serie A. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh pas vetëm 3' me autogolin e Theo Hernandez. Skuadra e Pioli pësoi golin e dytë në minutën e 23' nga Baschirotto, por u rikthye në pjesën e dytë. Leao ngushtoi diferencën 2-1 në minutën e 58', ndërsa në minutën e 71' Calabria u kujdes për të ribalancuar rezultatin. Të dyja skuadrat tentuan ta fitojnë ndeshjen në fund, por rezultati nuk ndryshoi më. Ndalesa e dytë radhazi për kampionët e Italisë, të cilët shohin Napolin të arratiset sërish në +9.

Ndërsa Napoli vazhdon të fitojë, Milani vuan të gjejë barazimin e dytë radhazi (2-2) në Lecce, pas atij në San Siro me Romën. Pa harruar se në mes është eliminimi në Kupën e Italisë nga Torino. Ndeshja u bë menjëherë e përpjetë për kuqezinjtë, me autogolin e Theo Hernandez në minutën e 3'. I pari në karrierë për francezin, që ndërhyri në krosimin e Di Francescos pas gabimit të Kalulu. Vetë Di Francesco shkoi afër dyfishimit të epërsisë tre minuta më vonë. Rreziku i parë i kuqezinjve (në të 10') erdhi nga Pobega. Në minutën e 23', megjithatë, verdhekuqtë dyfishuan rezultatin. Krosimi i Hjulmand ishte i përpiktë për Baschirotto, që me kokë mposhti Tatarusanu. Gendrey shkoi pranë trisit, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Giroud testoi reflekset e Falcone.

RIKUPERIMI KUQEZI

Milan reagoi në pjesën e dytë. Fillimisht erdhi goli i të zakonshmit Leao, që shtyu në rrjetë pas grushtimit të Falcone (58'). Pastaj, goditja me kokë e Calabria (70') fiksoi barazimin. Shtylla e Messias drithëroi Lecce në minutën e 79', por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. E megjithatë fundi ishte i gjithi verdhekuq me Tomori, që në minutën e 83' gati sa nuk shënoi një tjetër autogol në krosimin e Gallo.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI