Flash

“Deri sa vd*kja (ose divorci) të na ndajë”: martesa e katërt për Ronaldo Fenomenin

Lapsi.al 15 January 2023
“Deri sa vd*kja (ose divorci) të na ndajë”: martesa e
Fenomeni Ronaldo do të rikthehet së shpejti në altar, për herë të katërt në jetën e tij (edhe pse ka vetëm tre dasma “zyrtare”). Ish-sulmuesi i madh i Brazilit do të martohet me partneren e tij Celina Locks. Ajo që i ka marrë zemrën Fenomenit është një modele dhe sipërmarrëse braziliane. Celina është lidhur me pronarin aktual të Real Valladolid që nga viti 2015. Njoftimin e dasmës e ka dhënë vetë modelja me një postim të publikuar në profilin e saj në Instagram. "Po, dua. Unë do të të dua përgjithmonë". Ky është mesazhi i qartë dhe konciz i shkruar nga Celina në rrjetet sociale. Modelja e ka shoqëruar me disa foto ku është pranë të dashurit të saj Ronaldo, me unazën në evidencë. Postimit të modeles, ish-sulmuesi brazilian i është përgjigjur me një “të dua”. E thjeshtë, por domethënëse. Ajo me Locks do të jetë martesa e katërt për dy herë fituesin e Topit të Artë. Ronaldo u martua fillimisht me modelen Milene Domingues. Më pas me Daniella Cicarelli (edhe pse në këtë rast disa probleme burokratike nuk lejuan zyrtarizimin e bashkimit). E më vonë u martua me Maria Beatriz Anthony. Lexo më tej: Video/ Richarlison, pas zhgënjimit në Katar bën tatuazh…Neymar e Ronaldo

PROPOZIMI

Ronaldo ka “shfrytëzuar” atmosferën sugjestive të Republikës Domenikane, ku çifti ndodhet me pushime, për t’i bërë propozimin partneres së tij. Modelja, e cila është 32 vjeç (14 më pak se Fenomeni), nuk e ka menduar dy herë të thotë “Po”. Gruaja e parë e ish-sulmuesit, Milene Domingues, e komplimentoi menjëherë përmes rrjeteve sociale: “Jam e lumtur për ty”, ka shkruar ajo. “Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt gjithmonë. Rroftë dashuria”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by C E L i N A (@celinalocks)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI