Flash

Video/ Rubin Kazan tallet keq me Juventus: "20 milionë për Kvaratskhelia ishin shumë?"

Lapsi.al 15 January 2023
Video/ Rubin Kazan tallet keq me Juventus: "20 milionë për
Khvicha Kvaratskhelia ishte në vëmendjen e Juventus në vitin 2021. E megjithatë, si ka ndodhur jo rrallë herë, klubi bardhezi preferoi të tërhiqej përpara kërkesës së Rubin Kazan. Një çmim që natyrisht ishte shumë herë më i ulët, nga ai që gjeorgjiani ka aktualisht, pas një impakti spektakolar në Serie A. E klubi i Rubin Kazan ka përfituar nga rasti t'i vendosë gishtin në plagë torinezëve. Lexo më tej: ‘Manita’ e parë pas 30 vjetësh: herën e fundit që Juventus pësoi 5 gola i ka shënuar pikërisht Allegri Pas paraqitjes së shkëlqyer të gjeorgjianit të premten në Maradona, klubi rus u tall këndshëm me bardhezinjtë në Tik Tok. Ata publikuan golin e 2-0 provizor, me dedikimin. “Në vitin 2021, ishin shumë 20 milionë për Kvaratskhelia?". Një pyetje, që me siguri bardhezinjtë ia kanë bërë edhe vetes, kur shohin Kvaratskhelia të dominojë fushat e Serie A.

VIDEO

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI