Flash

"La Patrona", mamaja e Piquè e krahasonte Shakirën me Pablo Escobar: mardhënia me vjehrrën gjithnjë e ftohtë

Lapsi.al 15 January 2023
"La Patrona", mamaja e Piquè e krahasonte Shakirën me

Ndarja mes Gerard Piquè dhe Shakirës vazhdon të përflitet shumë dhe është krejt e logjikshme që të jetë kështu. Në fund të fundit, dy protagonistët janë të dy yje me famë botërore. Ai është kampion i gjithçkaje me Barcelonën dhe Spanjën. Ajo ka shitur mbi 75 milionë disqe në karrierën e saj. Çifti, i lidhur pas Kupës së Botës 2010, u divorcua pas më shumë se dhjetë vjetësh. Ata kanë së bashku dy fëmijë. Por telenovela vazhdon ende. Nga kënga e artistes kolumbiane te... shtriga e varur në ballkon. Vetëm kapitujt e fundit që pasojnë një sërë thashethemesh se çfarë nuk shkonte me dinamikën e çiftit.

Mes vjehrrave, dhëndërve e nuseve, shpesh janë rrufe edhe në... kushte normale. Imagjinoni pas ndarjes. E nisi kanali Telecinco verën e kaluar, duke qenë se flitet për një këngëtare si Shakira, në transmetimin Ya es mediodía. Gazetarja Lorena Vázquez shpjegoi se njerëzit më të afërt me Piquè nuk e kanë vlerësuar kurrë marrëdhënien me Shakira. Duke filluar nga mamaja e mbrojtësit. “Nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shumë të përzemërt me të”, thotë gazetarja. Ajo shtoi se karakteri i fortë i kolumbianes është përplasur shpesh me atë të prindit të futbollistit. Madje deri në atë pikë sa marrëdhëniet mes tyre janë prishur në mënyrë të pariparueshme.

Lexo më tej: “Ndërrove një Ferrari me një Twingo”: Shakira, hakmarrja ndaj Piqué në këngën e fundit

LA PATRONA

Situata, shpjegon Lorena Vázquez, u ndërlikua më tej nga marrëdhënia me partneret e lojtarëve të tjerë të Barcelonës. Edhe atëherë nuk ka pasur përparime të mëdha gjatë viteve. Shakira nuk u miqësua kurrë me asnjë nga ËAGs blaugrana, përfshirë Antonella Roccuzzo, gruan e Messi. Gjithmonë për shkak të një karakteri të veçantë, që e bëri stafin e Piques t'i krijonin një pseudonim kolumbianes që thotë shumë: "La Patrona". Çdo referencë është për bashkatdhetarin Pablo Escobar, veçanërisht për karakterin e tij e nuk duket aspak e rastësishme. Ndaj duket se problemet në çiftin e artë nuk lidheshin vetëm me pabesinë e mundshme të mbrojtësit. Mirëpo, meqë po flasim për një telenovelë... mbetet vetëm të priten episodet e radhës për zbulime të tjera...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI