Flash

Morata humb rastin e bujshëm, Atletico Madrid barazon: fitore për Espanyol

Lapsi.al 15 January 2023
Morata humb rastin e bujshëm, Atletico Madrid barazon: fitore për

Dy ndeshjet pasditen e javës së 17 të La Liga dhuruan rezultate interesante. Almeria dhe Atletico Madrid barazuan 1-1. Skuadrës së Diego Simeone nuk i mjaftoi goli i Correas në minutën e 18'. Toure barazoi në minutën e 37, ndërsa Morata humbi shansin për golin e fitores. Një barazim i hidhur për Colchoneros, të cilët nuk shkëputen dot nga rivalët e tyre. Një fitore e rëndësishme ndërkohë për Espanyol. Joselu (6') dhe Puado (62') venitën barazimin momental të Unalit (7'), duke mposhtur 2-1 Getafe.

ALMERIA – ATLETICO MADRID 1-1

Barazimi 1-1 i Atletico Madrid në Almeria është një befasi. Skuadra e Simeone gjeti golin e 1-0 me Correan në minutën e 18'. Sulmuesi mposhti Martinez dhe festoi golin e katërt në La Liga. Në minutën e 33' Kondogbia dyfishoi rezultatin, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Pak më vonë erdhi barazimi i andaluzianëve, falë goditjes me kokë të Toure në minutën e 37'. Pjesa e dytë rifilloi me sulmuesin malian që kërkoi golin e avantazhit, por këtë herë goditja e tij përfundoi lart. Me kalimin e minutave, u shfaqën individualitetet e miqve, por Morata humbi rastin e bujshëm për gol në minutën e 73'. Martinez ishte i mahnitshëm ndaj spanjollit e u përsërit edhe ndaj Correas. Në fund, përjashtimi i Reguilon çertifikoi një të diel të hidhur për Atletico Madrid. Colchoneros morën barazimin e katërt sezonal dhe arrijnë në 28 pikë. Pikë e çmuar për Almeria, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve.

GETAFE – ESPANYOL 1-2

Fitore në transfertë për Espanyol që mundi Getafen 2-1. Skuadra e Martinez kaloi menjëherë në avantazh. Joselu në minutën e 6' lëshoi një parabolë nga mesfusha të paarritshme për Soria. Reagimi i vendasve ishte i zemëruar dhe pas pak minutash erdhi barazimi me Unal. Diagonalja e tij ishte e saktë duke i cuar shifrat në 1-1. Ndeshja ishte me ritëm dhe e hapur, por në minutën e 62' Puado shënoi duke befasuar portierin. Në minutën e 85' vendasit shkuan afër barazimit, por goditja me kokë e Duarte kaloi pak mbi traversë. Tashmë Getafe dhe Espanyol janë të barabartë në renditje me 17 pikë. Por vetëm +2 nga zona e rënies e në shoqërinë e Celta Vigo dhe Valladolid.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI