Flash

Shkëmbim spektakolar në aksin Barcelona-Inter: Memphis zikaltër e Correa blaugrana, pengesë është Xavi

Lapsi.al 16 January 2023
Shkëmbim spektakolar në aksin Barcelona-Inter: Memphis zikaltër e

Aksi i nxehtë mes Barcelonës dhe Interit. Pas thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm mes Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie, një tjetër negociatë ka nisur mes dy klubeve. Nga Spanja, gazetari Gerard Romero flet për një marrëveshje të avancuar për të sjellë Memphis Depay në Milano. Në të njëjtën kohë Joaquin Correa është i destinuar të marrë rrugën e kundërt për të veshur fanellën blaugrana. Një lloj shkëmbimi duke qenë se holandezi shkon në skadencë në qershor me katalanasit. Ndërsa argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2025 me zikaltrit.

Të dy klubet e kanë gjetur formulën, por për tymin e bardhë duket se mungon vetëm aprovimi i Depay. Holandezi është fitues i freskët i Superkupës së Spanjës. Pavarësisht një Botërori të mirë, sulmuesi është gjithmonë në fund të projektit të Xavi. Depay ka 6 muaj që po bën gati valixhet dhe duket se ka ardhur vërtetë koha. Që në verë, në fakt, ai kishte kërkuar një akomodim të ri për të luajtur me vazhdimësi dhe Juventus e kishte marrë në konsideratë marrëveshjen. Më pas bardhezinjtë hoqën dorë për shkak të kërkesave ekonomike të Barcelonës dhe lojtarit. Tani, gjashtë muaj më vonë, Memphis (ky është emri në fanellë) mund të zbarkojë në Serie A.

Lexo më tej: Lautaro zhyt Veronën: Inter nuk shkëlqen, por arrin Juventus në vendin e tretë

AS: XAVI THOTË JO

Përditësime të reja mbi idenë e shkëmbimit Depay-Correa, në fakt, nuk sjellin asgjë të mirë për Inter. Sipas Javi Miguel, gazetar i AS, Xavi ka vendosur veton duke thënë jo. Ndaj është ky vendim i trajnerit të katalanasve që bllokon sulmuesin holandez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI