Flash

Inisiativa e bujshme e Shakhtar: nga 100 milionë euro për Mudryk, 23 shkojnë për ushtarët ukrainas

Lapsi.al 16 January 2023
Inisiativa e bujshme e Shakhtar: nga 100 milionë euro për Mudryk, 23

Shakhtar Donetsk sapo ka siguruar shumën tronditëse prej 100 milionë euro (70 pjesë fikse dhe 30 bonus) nga shitja e Mudryk. Sulmuesi anësor 22 vjecar është transferuar te Chelsea. Një pjesë e këtyre parave, 23 milionë euro, do të përdoret për të ndihmuar ushtarët ukrainas të përfshirë në luftë dhe familjet e tyre. Kjo u njoftua nga pronari i Shakhtar Rinat Akhmetov, i cili vendosi të nisë "Zemra e Azovstal".

Ky është një projekt i krijuar për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupol dhe familjet e ushtarëve të rënë. "Veprat e tyre të kurajës nuk kanë të barabartë në historinë moderne. Janë ata, sakrifica dhe guximi i tyre, që ndihmuan në frenimin e armikut në muajt e parë të luftës". "Paratë do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme. Nga furnizimi i trajtimeve mjekësore e protezat e deri te suporti psikologjik dhe përmbushja e kërkesave specifike. Për të siguruar transparencë, projekti do të ketë një ekip të pavarur profesional që do të jetë në kontakt me mbrojtësit e Azovstal, familjet e tyre, punonjësit e shëndetësisë dhe vullnetarët".

ËNDËRRA E GUXIMSHME E AKHMETOV

"Kam ndjenja të përziera sot. Nga njëra anë, jam i lumtur për Mykhaylo dhe jam krenar për të. Ky djalë po udhëheq me shembull, duke treguar se talenti dhe puna e palodhur mund të bëjnë të pamundurën të mundur. Jam absolutisht i bindur se e gjithë Evropa do të vlerësojë lojën e rafinuar të Mykhaylo - komentoi Akhmetov -. Nga ana tjetër, nuk e kam fshehur kurrë që ëndrra ime është të fitoj trofe europianë. Kjo do të thotë që lojtarë si Mudryk duhet të sillen në vendin tonë. dhe ne duhet të fitojmë trofe evropianë me këta lojtarë. E jo të brohorasim për ta, edhe kur ata luajnë në klubet më të mira në botë. Fatkeqësisht, kjo tani është e pamundur. Pasi Ukraina po ndeshet me të tmerrshmen dhe të padrejtën lufta kundër Federatës Ruse. Por unë kam besim se do të fitojmë. E ne do të luajmë një ndeshje miqësore kundër Chelsea në Donbass Arena në një Donetsk ukrainas".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI