Flash

Video/ Arbitri goditet me forcë nga topi e humbet ndjenjat: reagimi i bujshëm i tifozëve

Lapsi.al 15 January 2023
Video/ Arbitri goditet me forcë nga topi e humbet ndjenjat: reagimi i
E pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen mes Swindon dhe Grimsby Town, për javën e 27 të League Two (kategoria e katërt angleze). Një sfidë e dominuar dhe e fituar nga vendasit 5-0. E megjithatë, do mbahet mend për një fillim të tensionuar për shkak të gjendjes së arbitrit. Në minutën e 11', arbitri Sam Purkiss u godit në fytyrë nga një top i dhunshëm. I rrëzuar në fushë pa ndjenja, ai u largua nga fusha me barelë. E, në këtë pikë, pati një reagim të pabesueshëm nga tifozët. Fatmirësisht asgjë serioze për Sam Purkiss, i cili mori vetëdijen menjëherë pasi u dërgua në dhomën e mjekësisë së stadiumit. Teksa largohej nga fusha me barelë, spektatorët duartrokitën arbitrin. Një gjest unik jo vetëm në Angli, por në historinë e futbollit. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurrë që arbitri të largohej nga fusha në “notat” e një standing ovation.

I VETMI NË HISTORI...

Kur u përmend në infermieri, Purkiss u informua për ovacionet e tifozëve. Ai i rrëfeu reporterit lokal Chris Hull për emocionin e madh të shkaktuar nga gjesti i mbështetësve. “Ai është mirë, por pak i mërzitur. I tregova për ovacionet e tifozëve - tha gazetari - dhe ai ishte shumë i emocionuar. Kur i thashë se ishte arbitri i parë që mori duartrokitjet e të gjithë stadiumit, ai qeshi”. Me pak fjalë, pavarësisht frikës fillestare, gjithçka shkoi mirë. Në një mënyrë apo një tjetër, për arbitrin anglez do të jetë një ditë për t'u mbajtur mend. Një ndeshje e fituar bindshëm nga Swindon Town, por, në County Ground, duartrokitjet ishin të gjitha për të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI