Flash

Sarri kundër Igli Tare, ndërhyn presidenti Lotito: "Të lëmë mënjanë tensionet"

Lapsi.al 16 January 2023
Sarri kundër Igli Tare, ndërhyn presidenti Lotito: "Të

“Lazio është një shoqëri aksionare e listuar në bursë dhe një realitet i rëndësishëm në botën e futbollit. Një klub me një histori të madhe, por sot është para së gjithash një familje e madhe. E si në të gjitha familjet, mund të ketë vizione të ndryshme, mbi të cilat është e udhës të diskutohet. Gjëra që zgjidhen brenda klubit, për të arritur në rezultatet më të mira. Sigurisht, në opinionet e shprehura publikisht në këto ditë ka një synim konstruktiv dhe rritjeje". Presidenti i Lazio Claudio Lotito konfirmon tensionet mes teknikut Maurizio Sarri e drejtorit sportiv Igli Tare, me goditjet e kundërpërgjigjet e ditëve të fundit dhe ndërhyn për të ribashkuar mjedisin.

Për Lazion, sipas Sarrit, të shkojë në Champions League do të ishte një mrekulli. Tare ka një ide krejtësisht të ndryshme: "Është një objektiv i klubit. Arritja e tij nuk është e lehtë, por ne kemi të gjitha kredencialet për të luftuar deri në fund të kampionatit, për të përfunduar në katër të parët". Përgjigjja e teknikut: "Tare ka bindjet e tij, por unë kam një tru autonom".

“Siç dihet, unë rrallë ndërhyj drejtpërdrejt në dinamikat e shoqërisë, duke u besuar atyre që i menaxhojnë. Si në drejtimin teknik, ashtu dhe në menaxhimin e sportit - vijon njoftimi për shtyp i Lotito -. Në fillim të kampionatit, ne identifikuam së bashku objektivat sportive për këtë sezon. Jemi ambicjoz dhe në të njëjtën kohë realistë. Me synimin për t'u përmirësuar vazhdimisht, duke ndjekur një projekt teknik që duhet domosdoshmërisht të tentojë të evoluojë. Për këtë arsye, skuadra është forcuar, me nënshkrime të nivelit të lartë që tashmë po japin një kontribut të fortë në cilësinë e lojës dhe renditjen”.

TENTATIVA "E PAQES"

Dhe përsëri: “E njëjta gjë u bë me strukturën e shoqërisë, e integruar me shifra të reja. Sot Lazio është në lojë për objektivat e saj sezonalë. Klubi ka treguar se mund të konkurrojë me të gjithë rivalët e drejtpërdrejtë për pozicionet e para. Po përgjigjet brenda dhe jashtë fushës për ata që duan ta zbresin në skena të tjera. Në fund të kampionatit do të përmbledhim punën e bërë. Pasi të kemi luftuar ndeshje pas ndeshje, deri në fund, për të arritur objektivat. E natyrisht rezultatin më të mirë të mundshëm. Tensionet duhen lënë mënjanë, për të mos i zmadhuar nga ata që duan të destabilizojnë mjedisin. Ekipi, stafi dhe drejtuesit, të gjithë së bashku për të mirën e Lacios. Ashtu si në një familje të vërtetë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI