Flash

FSHF ndryshon kalendarin e Kupës së Shqipërisë: mesjava rikthen në fushë 16 skuadrat më të mira

Lapsi.al 16 January 2023
FSHF ndryshon kalendarin e Kupës së Shqipërisë: mesjava

Kupa e Shqipërisë 2022-2023 do të rikthehet këtë javë me ndeshjet e para të vlefshme për turin e 1/8-ave. Të martën do të luhen pesë ndeshjet e para, ku në fushë do të zbresin disa çifte interesante. Ekipet e Superiores do të luajnë të gjitha në transfertë, ndërsa beteja më e fortë do të jetë ajo në Ballsh. Vllaznia do të përplaset me Bylis, në të vetmin çift elitar, në këtë fazë të kompeticionit.

Lushnja-Tirana, Korabi-Partizani, Bylis-Vllaznia, Dinamo-Kastrioti dhe Tomori-Laçi do të zbresin në fushë të martën. Të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 13:00 të martën, me në fushë Grupin A dhe vetëm një sfidë të Grupit B. Ndërsa të mërkurën do të luhen sfidat Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00, me përjashtim të derbit durrsak.

Sakaq, ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars. Ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars. Ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 26 prill dhe 10 maj. Nuk ka ndryshim për finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Akti i fundit për këtë edicion do të luhet më datën 1 qershor.

Kupa e Shqipërisë, Turi i 1/8

Ndeshja                      Data                   Ora            Vendi

Lushnja-Tirana         17.01.2023      13:00          Lushnje

Korabi-Partizani       17.01.2023      13:00          Peshkopi

Bylis-Vllaznia            17.01.2023      13:00          Ballsh

Dinamo-Kastrioti     17.01.2023      13:00          Tiranë

Tomori-Laçi               17.01.2023      13:00          Berat

Apolonia-Kukësi       18.01.2023      13:00          Fier

Erzeni-Teuta              18.01.2023      16:00          Durrës

Skënderbeu-Egnatia 18.01.2023      13:00          Korçë

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI