Flash

Video/ Rrëshqiti, shënoi por nuk gëzoi dot: përse penalltia e shëmtuar e Mitrovic u bë faull kundër

Lapsi.al 16 January 2023
Video/ Rrëshqiti, shënoi por nuk gëzoi dot: përse penalltia
Mund të ishte e diela e hakmarrjes së madhe të Aleksandër Mitrovic, i cili me Fulham luajti kundër ish-skuadrës së tij Newcastle. Sulmuesi serb ishte lideri i Cottagers në ngjitjen fantastike të sezonit të kaluar me 43 gola në 44 ndeshje. E megjithatë, në përvojën e tij me Magpies, serbi nuk shkëlqeu. Ai u transferua pas dy vite e gjysmë, me shumë më tepër zhgënjime sesa gëzime. Pasdite në St James' Park Mitrovic pati mundësinë të merrte "hakmarrjen" e tij futbollistike ndaj klubit që e hodhi poshtë 4 vite më parë. Një penallti e fishkëllyer në favor të skuadrës së tij 20 minuta nga fundi, shkoi tmerrësisht keq… Të kthehej në stadiumin ku nuk arriti të linte shenjë dhe të shënonte golin e fitores si kundërshtar. Kjo është pikërisht ajo që mund t'i ndodhte Mitrovic. Ishte minuta e 69' e një ndeshjeje të bllokuar në 0-0, kur Jones akordoi penallti. Serbi u shfaq nga pika e bardhë i gatshëm për të marrë hakmarrjen e tij personale. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër, por festa e golit u mbyt nga një bilbil… Në fakt, arbitri Jones, i nxitur nga protestat e lojtarëve të Newcastle e i adresuar edhe nga VAR, ka anuluar golin. Mitrovic, duke rrëshqitur në momentin e goditjes në portë, e ka prekur topin fillimisht me këmbën e djathtë dhe më pas me të majtën. Një prekje e dyfishtë që i kishte dhënë topit një trajektore befasuese dhe që padyshim është e ndaluar nga rregullorja. Më pas arbitri anglez i mbyti ngazëllimin sulmuesit, duke fishkëllyer një goditje dënimi në favor të Magpies. Në fund Isak, pastaj, firmosi golin e fitores së vendasve duke dënuar Fulham.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI