Flash

Ciniku De Laurentiis: “E përdora Agnelli-n kundër atyre barktharëve të Lega-s”

Lapsi.al 16 January 2023
Ciniku De Laurentiis: “E përdora Agnelli-n kundër atyre

Intervista e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis do të shkaktojë shumë diskutime. Ai ka folur për Report, një transmetim i Rai, që këtë javë merret me hetimin e Prisma. Pronari i klubit napolitan zbuloi disa prapaskena për rastin që përfshin Juventus. Por në veçanti shpjegoi se si "përdori" ish-numrin një të bardhezinjve, Andrea Agnelli, për manovrat e tij brenda Lega.

“E përdora zotin Agnelli sepse më duhej që ai të ulte në by**ë ata të fondit, që ishte një tjetër ka***ik”, nisi De Laurentiis. Në brendësi të thënieve të presidentit të Napolit ishin përplasjet brenda Lega mbi hipotezën e hyrjes së një fondi. Hipotezë që pronari i Napolit donte ta shmangte, duke gjetur aleat ish-numrin një të Juventus. “Kishte një konsorcium presidentësh që donte të fuste fondet në Lega? Të gjithë barktharët e Lega, për një copë bukë, po i shisnin shtatë, tetë vitet e ardhshme te një fond”, shpjegoi sipërmarrësi. Intervista e plotë do të transmetohet e plotë mbrëmjen e së hënës në Rai3.

Lexo më tej: Moggi në CDA e Juventus, i dhuron Agnelli Usb me file: “Duhet rihapur Calciopoli”

De Laurentiis absolutisht nuk donte që fati dhe mbi të gjitha të ardhurat e futbollit italian të përfundonin në duart e një fondi: “Në atë moment them: po cfarë, jeni të çmendur?”. Kështu lindi ideja e “përdorjes” të presidentit të atëhershëm të Juventus në avantazhin e tij: “Kërkova mbështetje te Andrea Agnelli për t’i kundërshtuar. E përdora sepse, qartazi, nëse do të hynte fondi, nuk do ta lejonin të bënte Super League. Atëherë edhe ai u vërsul ndaj fondeve”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI