Flash

Agnelli i jep lamtumirën Juventusit: "Mbyllet një kapitull që zgjati gati 13 vjet"

Lapsi.al 18 January 2023
Agnelli i jep lamtumirën Juventusit: "Mbyllet një kapitull

Andrea Agnelli i tha lamtumirë Juventusit, duke folur në asamblenë e fundit që ai kryesoi në Allianz Stadium. Ish-presidenti tashmë ka folur para emërimit të bordit të ri të drejtorëve të klubit. "Sot mbyllet një kapitull i Juventusit që zgjati gati 13 vjet, të cilin e kemi të vështirë ta lexojmë sot. Nuk mund ta fsheh emocionin tim. Detyra ime ishte të përpiqesha të kuptoja kontekstin. Të tregoja drejtimin strategjik të klubit. Kur flasim për futboll, për çfarë flasim në të vërtetë? Futbolli është pjesë e industrisë së argëtimit, një industri prej 750 miliardë eurosh”, tha Agnelli.

Mbledhja e fundit e aksionerëve e drejtuar nga Angelli u hap me një minutë heshtje për Castano dhe Vialli. Dy ish-lojtarët e Juventusit që u ndanë nga jeta së fundmi, janë nderuar nga Agnelli. “Kam dëshirë të them se në korridorin e zhveshtores janë fotot e kapitenëve deri te Buffon dhe Chiellini. Ditët e fundit kemi humbur dy kapitenët Ernesto Castano dhe Gianluca Vialli”.

NJOFTIMI I ANDREA AGNELLI

Më pas njoftimi: “Po bëj një hap prapa, do të largohem nga bordi i të gjitha kompanive të listuara. Është vendimi im personal, të cilin e kam marrë në marrëveshje me John, AjaY Banga dhe Tavares. Është vullneti im për të përballuar të ardhmen si një faqe bosh”. Agnelli, megjithatë, do të mbetet në bordin e drejtorëve të Giovanni Agnelli B.V., kompania holding që mban shumicën e Exor. “Duke mbyllur një pjesë kaq të rëndësishme të jetës sime, vullneti im është që në fund të kësaj asambleje të kthej faqen. Në mënyrë që të mund të rifilloj sërish me entuziazëm dhe pasion, natyrisht pas disa ditësh pushime”, shpjegoi Agnelli.

"Ishte kërkesa ime, është vullneti im pas një periudhe kaq intensive, që të mund të përballem me të ardhmen si një faqe bosh, e lirë dhe e fortë. Një hap prapa nga kompanitë e listuara është thelbësor për të pasur lirinë e mendimit, lirinë intelektuale që unë përndryshe nuk do të kisha. Gruaja ime dhe fëmijët e mi ishin pjesa themelore ku unë u mbështeta”, ka shtuar Agnelli, duke kujtuar fjalët e bashkëshortes së tij Denise në një postim në rrjetet sociale në fund të nëntorit. “Mezi pres të fillojmë sërish bashkë. Të dua deri në fund”, tha sërish ai.

Agnelli falënderoi Barcelonën dhe Real Madrid të cilët "me Juventusin patën guximin të përballen me sanksionet e kërcënuara nga UEFA. Ne do të ishim sanksionuar sepse e gjetëm veten në një dhomë, pa qenë të autorizuar paraprakisht nga UEFA, për të imagjinuar një të ardhme më të mirë për futbollin". Agnelli shpjegoi se xhiroja e futbollit në Evropë është 55 miliardë dhe punëson 700 mijë njerëz.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI