Flash

Matthäus kritikon ashpër Moukoko: “Dëshiron paratë? Të shkojë të luajë te Ronaldo”

Lapsi.al 18 January 2023
Matthäus kritikon ashpër Moukoko: “Dëshiron paratë?

Një paralajmërim. Aspak i mbuluar. Lothar Matthäus ka dashur të paralajmërojë Youssoufa Moukoko. Sulmuesi 18-vjeçar i Dortmund është në skadencë kontrate. Deri pak ditë më parë dukej se për lojtarin ishin të interesuar Chelsea dhe Neëcastle. Sipas mediave angleze ata janë tërhequr pasi nuk ishin të bindur që djali kishte lindur vërtet në vitin 2004. Dyshimet dolën pas një certifikate që e jep 4 vjet më të madh. Borussia, nga ana tjetër, vazhdon të besojë në të, aq sa të krijojë edhe njëfarë xhelozie të brendshme. Edhe Marco Reus është në skadencë kontrate, por askush nuk e ka kontaktuar për rinovimin. Drejtuesit janë plotësisht të fokusuar në negociatat me Moukoko, që megjithatë heziton. Dhe Matthäus kjo nuk i pëlqen.

KRITIKA

Dortmund i ofron Moukoko një kontratë bruto 6 milionë për sezon. Kjo është shumë e madhe për një djalë të moshës së tij. Megjithatë, sulmuesi është i bindur se mund të fitojë edhe më shumë diku tjetër. Për Matthäus, megjithatë, prioritetet e Moukoko duhet të jenë të tjera: "Nëse djalit i interesojnë vetëm paratë, unë i sugjeroj të shkojë të luajë me Ronaldon - tha ish-lojtari i Interit -. Nëse, nga ana tjetër, ai dëshiron të rritet dhe të ndërtojë një karrierë, atëherë nuk mund të gjejë një stacion më të mirë se Dortmund. Ai ka gjithçka që i nevojitet atje. Tifozë fantastikë, një klub të shëndetshëm, drejtorë dhe një trajner që i besojnë e një pagë të shkëlqyer”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI