Flash

Arbitrat tani do japin "llogari" në fushë: do shpjegojnë direkt vendimet e VAR

Lapsi.al 18 January 2023
Arbitrat tani do japin "llogari" në fushë: do

Së shpejti tifozët, të pranishëm në stadium dhe jo, do të mund të dëgjojnë një pjesë të dialogut mes arbitrit kryesor dhe atij të VAR. Kjo do të bëjë të mundur që ata të marrin shpjegimin e vendimeve mbi veprimet e lojës që kërkojnë ndërhyrjen e video assistance referee. Bordi Ndërkombëtar (Ifab), garantues i rregullave të futbollit, në fakt ka vendosur që kjo risi të futet gjatë Kupës së Botës për Klube, të planifikuar në Marok nga 1 shkurti. Një eksperiment që do të përfshijë gjithashtu edhe Kupën e Botës U20 dhe Kupën e Botës për Femra.

Bisedat mes arbitrit dhe punonjësit të VAR do të mbeten konfidenciale. Ndërsa përfundimi i diskutimit të tyre do të bëhet publik. "Ne mendojmë se është e rëndësishme për sa i përket transparencës. Publiku dhe tifozët nuk marrin informacion të mjaftueshëm se çfarë çoi në një vendim të caktuar". Ky është shpjegimi i CEO-s i FA Mark Bullingham, i cili sot kryesoi mbledhjen vjetore të IFAB në Londër. Në të u diskutua edhe futja e pozicionit jashtë loje gjysmë automatike në Kupën e Botës. Ky rregull u përkufizua si "një sukses". Ashtu si shtesa për të zgjatur kohën efektive të lojës gjatë një ndeshjeje.

Lexo më tej: Ifab e bën zyrtare: rifillimi i kampionateve me 5 zëvendësime

REFUZIMI

Këshilli, ndërkohë, ka refuzuar për momentin propozimin e bërë nga disa kampionate, përfshirë Premier League. Idea ishte përfshirja e zëvendësimeve të përkohshme për rastet e tronditjes cerebrale. Në fund, u vendos që të ngrihej një grup pune, i përbërë nga gjyqtarë, lojtarë, trajnerë dhe të tjerë, për të zhvilluar masa për të përmirësuar disiplinën në fushë. Si dhe për të reduktuar agresionin ndaj gjyqtarëve, lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit në nivel bazë dhe amator. Duke arritur madje edhe në regjistrimin e ndeshjeve për të siguruar dëshmi për sjellje të parregullta.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI