Flash

Video/ Felipe Anderson nuk fal, 1-0 ndaj Bologna: Lazio në çerekfinale të Kupës

Lapsi.al 19 January 2023
Video/ Felipe Anderson nuk fal, 1-0 ndaj Bologna: Lazio në

Lazio rrëmben kalimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë, me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Bologna. Në Olimpico, ishte vendimtar goli në pjesën e parë i Felipe Anderson, i ndihmuar nga një gabim i mbrojtësit kuqeblu Sosa. Ai humbi topin duke lejuar Pedron t'i shërbente brazilianit. Milinkoviç-Savic iu afrua disa herë golit, ndërsa emilianët nuk ishin kurrë të rrezikshëm. Para ndeshjes një kujtim emocionues në respekt të Sinisa Mihajlovic, simbol i të dyja skuadrave.

Fiton ngushtë Lazio, por me plot meritë. Një gol i Felipe Anderson pas gjysmë ore lojë ka mjaftuar për t'i dhënë bardhekaltërve çerekfinalet e Kupës së Italisë. Lazio arrin në këtë fazë të turneut për herë të dymbëdhjetë radhazi. Një ndeshje asnjëherë në diskutim, e luajtur pa e ekzagjeruar, por në mënyrë të kthjellët nga skuadra e Sarri.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti titullar, Atalanta thërmon Spezian: derbi zikaltër në çerekfinale të Kupës së Italisë

Përballë ishte një Bologna që, pas fitores së bukur në Udine, ofroi një paraqitje nën pritshmëritë. As edhe një goditje në portë për skuadrën e Motta, që ishte shumë pritëse në fillim. Pastaj, në disavantazh, kuqeblutë nuk mundeshin më të ndryshonin rezultatin. Edhe sepse Lazio nuk lejoi asgjë. Skuadra vendase, ndryshe nga e shkuara e afërt, këtë herë qëndroi në rrugën e duhur deri në fund dhe mbrojti fitoren pa probleme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI