Flash

Miqtë e humbur, gruaja e vajza larg e shumë pikëpyetje, rrëfehet Conte: "Po reflektoj për të ardhmen"

Lapsi.al 19 January 2023
Miqtë e humbur, gruaja e vajza larg e shumë pikëpyetje,

Antonio Conte reflekton për të ardhmen e tij. Koha kalon dhe trajneri i Tottenham ndjen peshën e viteve dhe kohës që kalon në mënyrë të pashmangshme. Kështu në një intervistë për Guardian ai rrëfen se ka kaluar një periudhë të vështirë. E kjo e ka bërë të reflektojë për të ardhmen e tij: "Sigurisht, ky sezon është i vështirë nga pikëpamja personale. Humba në një kohë kaq të shkurtër tre persona që i njihja shumë mirë (Ventrone, Mihajlovic Vialli). Kur ndodh kjo situatë të çon të bësh disa reflektime të rëndësishme".

Mendime që kanë të bëjnë edhe me të ardhmen e tij larg shtëpisë dhe të dashurve të tij: "Shumë herë mendojmë dhe i kushtojmë shumë rëndësi punës sonë dhe harrojmë familjen. Harrojmë se duhet të kemi më shumë kohë për veten tonë. Ky sezon po më bën të bëj një reflektim të rëndësishëm për të ardhmen time”, shpjegoi trajneri i Tottenham. Ai ka pranuar se e ndjen shumë distancën nga gruaja e tij Elisabetta dhe vajza e tij 15-vjeçare Vittoria, të dyja në Itali.

Lexo më tej: Derbi i Londrës është i Arsenal: Lloris tradhëton Conte, Odegaard likuidon Tottenham

MUNGESA E FAMILJES

"Kur punon dhe puna është në vendin e parë në mendje, ndoshta harrojmë të jemi me familjen dhe miqtë. Ky është pasioni ynë dhe për pasionin kemi humbur shumë gjëra. Por kur ndodh kjo situatë, fillon të mendosh se ndoshta është mirë t'i kushtosh më shumë kohë familjes, miqve, por edhe vetes. Puna nuk është gjithçka në jetë", vazhdoi Conte. "Patjetër që të kem familjen time në Itali nuk është mirë... nuk është mirë. Por kur ke një djalë apo një vajzë dhe fëmijë në shkollë, atëherë duhet t'i respektosh ata. Sepse çdo vit ose dy duhet t'i marrësh fëmijët të ndryshojnë krejtësisht mjedisin e tyre… Unë nuk dua të ndikoj në jetën e familjes sime”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI